Sociale

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve në vendin e punës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizituan sot kopshtin nr. 26 në Tiranë, nga ku deklaruan se vaksinimi kundër gripit do kryehet në komunitet. Mësuesët dhe edukatorët do të bëjnë vaksinën në vendin e punës, për të lehtësuar qëndrat shëndetësore.
“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën antiCOVID, Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër COVID19 sapo ajo të dalë. Ndërsa
Kreu i Bashkisë nënvizoi domosdoshmërinë e lehtësimit të sistemit shëndetësor në këtë periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë