Ekonomi

Nis vaksinimi kundër brucelozës. 80 mijë vaksina në dispozicion

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes.

Vaksinimi do të kryhet në 44 fshatra që i përkasin qarqeve Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë.

Deri më tani ka përfunduar vaksinimi i bagëtive në qarkun Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera është parashikuar të përfundojë në fund të muajit maj. Në total do të bëhen rreth 80 mijë vaksina në të gjithë vendin tek bagëtitë e imta, gjedhi, njëthundrakët dhe derrat.

Në qarkun Vlorë aktualisht janë vaksinuar rreth 21% e bagëtive. Pritet që deri në fund të muajit të vaksinohen rreth 12 mijë krerë thotë Adila Kojdheli, drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Vaksinimi kryhet falas nga Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe po monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet strukturës përkatëse. Fushata e vaksinimit është në përputhje me programin e kontrollit të plasjes në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë