Sociale

Vaksinimi i moshave të treta/ Rama: Në maj nis vaksinimi i mësuesve

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino,  ishin sot në qendrën e vaksinimit në Durrës, ku vijon marrja e dozave nga të moshuarit mbi 80 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.

Ministrja Manastirliu zbuloi se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve që e kanë kaluar Covid-in po vlerësohen për t’u vaksinuar në një fazë të dytë.

Në fund, Rama ka bërë me dije në mes të muajit do të nisë vaksinimi i mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë