Kombetarja

Nis shitja e biletave për ‘Gjermani 2024’, mund të blihen vetëm në faqen e UEFA-s

Gazeta Si – Me hedhjen e shortit dhe zbardhjen e kalendarit të ndeshjeve në grupet e Euro 2024, ka nisur edhe shitja e biletave. UEFA njofton se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të ‘Gjermani 2024’.

Ata që janë të interesuar të pajisen me bileta për ndeshjet e Kombëtares në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut bashkëngjitur: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Biletat për ndeshjet e Euro 2024 shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s, ndërsa FSHF ka bërë me dije për opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares. Tifozët duhet së pari të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe pastaj të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara. Regjistrimi është i hapur deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria e nis Europianin e Gjermanisë më 15 qershor, në Durtmund, ku do të ndeshet me Italinë. Më 19 qershor luan me Kroacinë në Hamburg dhe më 24 qershor me Spanjën në Dyseldorf.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë