Politike

Nis gara për listën e deputetëve në PD, Bardhi: Për aleatët, kur të firmoset marrëveshja

Partia Demokratike ka nisur fushatën elektorale dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se asnjë kandidat nuk do të paragjykohet gjate procesit por do të konsiderohet me seriozitet çdo propozim që vjen nga anëtarët.

“ Nëse shikoni me vëmendje udhëzimin e publikuar dje, ka një pikë të veçantë që udhëzon grupin e koordinimit që të marrë çdo propozim pa asnjë paragjykim,"shtoi ai.
Më tej Bardhi deklaroi se përsa i përket faktit që aleatët mund të jenë pjesë e zgjedhjeve ai deklaroi se kjo çështje që do të diskutohet në momentin kur do të firmoset marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes partisë demokratike dhe partive aleate.
"Dhe nuk ka të bëjë me procesin e brendshëm që ndjek PD. Kam dëgjuar disa prej aleatëve tanë që kanë shprehur vullnetin për të kandidatura më vete me listat e tyre,"shtoi me tej Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë