Moti

Nis bora e parë për këtë vit

Kanë filluar reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri.
ARRSH nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar edhe pamjet e para, ku përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në të paktën 10 cm.
ARRSH bën apel që të bëhet kujdes në këtë aks dhe të ulet shpejtësia e automjeteve.
“Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, thotë ARRSH.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=880508509010426&id=448230332238248&__xts__[0]=68.ARDjPCzvFitoUsqlTgXoV8ziJ-nP72d79VXGehcCk4qEPUa2XFn8fgqdA0-iAPI77GuVic-O6Jkptnyd63Xxfptbv7sY5O4AjJWHZ61pese9KhcdVUp5PsjSwWSBwe4KMlDZvC6YtFID2f4TvovoUJHILnXUy_xnJ1b8xgpPM-sf3oNOkWDQiyWwEGArUgCsjURhbTOZ_BRk7Vv-QSnX80NL60wmOPBwUi5sJ-_L6FJf8C2l62SNMxj-D0UOoC62_6ib4sebw1IV82YBxwqdfSV5jmqbdp3E_5OCGvhPKck8LIfA4SprOd6BnpK5tDc8FUKvvV3F6m_HiQI6dTeZx00&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë