Futboll

Nigeria kërkon Mourinjon trajner, portugezi refuzon me xhentilesë

Nigeria është në kërkim të një trajneri për Kupën e Afrikës, që luhet muajin e ardhshëm, dhe ka menduar t’ia ofrojë stolin Zhoze Mourinjos, trajnerit të Romës. Oferta është bërë, por portugezi e ka refuzuar atë me xhentilesë.

"Po, kemi diskutuar me Mourinjon. Nuk mund të them se nuk kemi folur, sepse e kemi bërë, - ka thënë Amaju Pinnick, presidenti i federatës nigeriane. – Edhe ministri ynë i sportit ka folur me të dhe nuk besoj se këtu ka diçka të gabuar”.

Zhoze Mourinjo, trajneri i njohur portugez. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

Sipas të përditshmes 'This Nigeria', Nigeria, për të pasur në stol “Special One”, është e gatshme edhe për një kontratë të përkohshme me të, vetëm për kompeticionin kontinental, por duket se portugezi ka refuzuar gjithsesi.

Kështu, vënendja ka kaluar te një tjetër portugez, Zhoze Peseiro, i cili në nivel kombëtaresh ka drejtuar Arabinë Saudite dhe Venezuelën. "Është një kandidat i fortë, është një top trajner”, - ka pohuar Pinnick.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë