Ekonomi

Ngrohja globale i ka bërë të pasurit edhe më të pasur

Temperaturat mund të rriten në mbarë globin, por jo të gjithë e ndiejmë ndikimin në të njëjtën mënyrë.

Gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, ndryshimet klimatike kanë rritur pabarazinë në botë, duke ulur mirëqenien në vendet më të varfra, ndërkohë që ka gjasa të rrisin begatinë tek më të pasurit.

Sipas një studimi në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, hendeku midis vendeve më të varfra dhe të pasurave është sot rreth 25% më i madh sesa do të kishte qenë pa ngrohjen globale.

Vendet afrikane, Amerika Latine dhe vendet tropikale janë më të prekurat. Për shembull, GDP-në për frymë në Mauritus dhe Nigeri është se 40% më e ulët se sa do të kishte qenë nëse temperaturat nuk do të kishin pësuar rritje.

India, e cila pritet të bëhet ekonomia e pestë më e madhe në botë këtë vit, kishte një GDP 31% më të ulët në 2010 për shkak të ngrohjes globale.

Indi

Nga ana tjetër, sipas studimit të publikuar në “Science Magazine” ngrohja globale ka gjasa të kontribuojë në rritjen e GDP-së në disa vendeve të pasura, duke përfshirë disa nga emetuesit më të mëdhenj në botë të gazrave serrë.

Autori i këtij studimi, profesori Marshall Burke kaloi disa vjet duke analizuar lidhjet midis rritjes së temperaturës dhe luhatjeve ekonomike në 165 vende mes vitit 1961 dhe 2010.

Burke tha se rritja ekonomike ishte përshpejtuar në vendet e ftohta sapo temperaturat kishin filluar të ishin më të larta se mesatarja, por në vendet e nxehta ishte ngadalësuar.

"Të dhënat historike tregojnë qartë se të korrat janë më produktive, njerëzit janë më të shëndetshëm dhe më produktivë në punë kur temperaturat nuk janë as shumë të nxehta e as shumë të ftohta", tha ai.

Burkle argumenton se vendet e ftohta kanë përfituar nga ngrohja globale falë shkurtimit të periudhës së dimrit, por vendet e nxehta janë shumë larg nga temperatura e tyre optimale.

"Ajo që përballet me pasojat më të mëdha është bujqësia. Vendet e ftohta kanë një sezon shumë të kufizuar për shkak të dimrit, por kjo ka ndrushaur me rritjen e temperaturave. Nga ana tjetër kemi dëshmi të konsiderueshme që të korrat ulen ndjeshëm në temperatura të larta, duke prekur sidomos vendet afrikane", thotë Diffenbaugh.

Nigeri

Studiuesit thonë se nëse ata do të analizonin ngrohjen globale që nga fillimi i Revolucionit Industrial, efektet do të ishin më të mëdha.

"Gjetjet e këtij studimi vërtetojnë atë që i frikësoheshim prej vitesh, se ndryshimet klimatike veprojnë si një sërë kërcënimesh sidomos në vendet e varfra", thotë Happy Khambule, këshilltar i lartë politik në Greenpeace Africa. "Kjo do të thotë se të varfrit janë të parët në vijën e frontit të ndryshimeve klimatike dhe se vendet në zhvillim do t’i ndjejnë ndikimet klimaterike në kurriz të zhvillimit të tyre".

Për shembull, mungesa e masave paraprake në Mozambik Malavi dhe Zimbabve bëri që pas ciklonit Idai të humbin jetën 1 milionë njerëz.

"Jo vetëm që vendet e varfra nuk kanë pasur përfitime nga ngrohja globale, por shumë prej tyre tashmë janë bërë më të varfër nga konsumi i energjisë i vendeve të pasura", thotë studimi./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë