Mjedis

Ngrohja globale do të ndryshojë edhe ngjyrën e oqeaneve

Hulumtuesit nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) sugjerojnë se pjesa më e madhe e sipërfaqes së oqeanit do të jetë më e zbehtë dhe e kaltër për shkak të rritjes së temperaturave globale. Ata zbuluan se rritja e nxehtësisë do të ndryshojë përzierjen e fitoplanktonit ose organizmave të vegjël detarë në det, të cilat thithin dhe reflektojnë dritën.

Për studimin e publikuar të hënën në revistën Nature Communications, studiuesit përdorën modelimin kompjuterik për të simuluar se si temperatura, do të ndikojnë në rritjen e llojeve të ndryshme të fitoplanktonit, si dhe se si ata thithin dhe reflektojnë dritën, raportoi The Guardian.


Rezultatet e tyre treguan se më shumë se gjysma e oqeaneve të botës do të ndryshojnë ngjyrën nëse temperaturat e sipërfaqes së tyre vazhdojnë të rriten me një masë prej 3 ° C deri në 2100.

"Do të ketë një ndryshim të dukshëm në ngjyrën e 50 për qind të oqeanit deri në fund të shekullit 21", tha autorja kryesor Stephanie Dutkiewicz, një shkencëtare hulumtuese kryesore në Departamentin e MIT-it të Tokës, Atmosferës dhe Shkencave Planetare.

Kur uji duket i kaltër, do të thotë se ka shumë fitoplankton që rritet pranë sipërfaqes. Sipas studimit, ndërsa temperaturat e oqeanit rriten, rajonet p.sh zona pranë poleve, mund të duken edhe më të kaltëra, pasi temperaturat më të ngrohta çojnë në lulëzime më të mëdha dhe më të larmishme të fitoplanktonit.

Fitoplanktoni është baza e rrjetit ushqimor ujor, duke ushqyer gjithçka nën ujë.

Algat e vogla janë gjithashtu të rëndësishme në thithjen e dioksidit të karbonit që shkakton ndryshimin e klimës. "Pa to nuk do të kishte jetë në oqean" shton Dutkiewicz

Amala Mahadevan, një oqeanografe fizike në Institutin Oceanographic të Woods Hole, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, vlerësoi studiuesit e MIT për të dalë me një metodë të re për matjen e shëndetit të oqeanit.

Ajo tha se metodat aktuale për monitorimin e fitoplanktonit tregojnë vetëm informacion rreth ndryshimeve lokale apo rajonale, por ky hulumtim i ri mund të ofrojë një tablo më të mirë dhe më të qartë në shkallë më të madhe. "Nëse do të ishim në gjendje të gjenim një tablo globale, kjo do të ishte shumë e fuqishme," tha Mahadevan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë