Sociale

Ngrihen çadrat e triazhit mjekësor jashtë QSUT (foto)

Në një kohë që numri i të infektuarve në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 104, në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-së ka filluar ngritja e çadrave të triazhit mjekësor me gjasa për të përballuar një fluks të mundshëm të qytetarëve të prekur.

Në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, shihet vendosja e çadrave të triazhit mjekësor, të cilat shërbejnë për të bërë një vlerësim paraprak të urgjencës që paraqitet.

Një gjë të tillë e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun. Ajo bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.

“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë