Moti

Ngricat mbeten problem në akset rrugore. Të enjten rriten temperaturat

Një masë ajri e ftohtë me origjinë Veriore do të përfshijë Shqipërinë duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por relavisht i ftohtë.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezent deri pas mesdite kur shfaqen vranësira të cilat më të dukshme paraqiten në zonat malore, por nuk priten reshje.

Do të ri-kthehen problemet e ngricave ne akset rrugore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 12 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Sarandës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

kjo javë do të jetë me mot të kthjellët, por me një rritje të ngricave. Ndërsa të enjten përfshirë edhe të premten pritet që të ketë edhe një rritje të temperaturave.

Sidomos në zonat malorë, të gjitha akset rrugorë janë të ngrira si pasojë e temperaturave të ulëta. Minimalet janë në -7 gradë në zonat në qytete urbane ndërsa në zona të thella termometri shënon edhe në -13 gradë celsius. Sa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta, disa zona të ulëta janë shumë pranë zeros. Duke nisur nga dita e nesërme dhe në vijim do të kemi tërheqje graduale të kësaj vale. Megjithatë nga e hëna deri të mërkurë do të mbetet situata e motit të kthjellët, por të ftohtë pasi zonat malore do të mbeten në vlerën negative. Që nga dita e enjte përfshirë të premten parashikohet rritje e ndjeshme të temperaturave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë