Ekspozite

Ngadhënjimi i zhveshur: Rikthehet nudoja mashkullore

Jonathan Jones/ The Guardian - Nuk mund të bëj gjë tjetër, veçse të buzëqesh me lajmërimin radikal të Akademisë Mbretërore se ekspozita e saj “Nudoja e Rilindjes”, pranverën që vjen, do të synojë për “barazi” të burrave dhe grave të zhveshura, në përgjigje të Lëvizjes #MeToo. Marrëdhënie publike e këndshme, por gjithçka që kuratorët po bëjnë është reflektim në historinë e nudos në art. Nga epoka klasike te Rilindja dhe përtej, trupi mashkullor është zhveshur po aq me entuziazëm sa edhe ai femëror – për të mos thënë edhe më shumë. Është një fakt që nuk u ka shpëtuar kurrë shitësve të suvenirëve në Firence, që ngjisin allatet e Davidit të Michelangelo-s, në gjithçka; nga kalendarët te përparëset e kuzhinës.

Davidi i Michelangelo-s.

Kjo e bën “Nudon e Rilindjes” një ekspozitë të kohës, por jo sepse do të “ndreqë” këndvështrimin e Rilindjes mbi trupin njerëzor në standardet e sotme. Krejt në të kundërt, Rilindja mund të na ndreqë sot. Imagjinoni nëse Akademia Mbretërore do të kish bërë një lajmërim të ngjashëm,  rreth një ekspozite të quajtur “Nudoja Moderne”. Për periudhën nga 1900 deri më 1960-ën, do ishte dashur të falsifikoheshin faktet, skajshmërisht,  të pabarabartë. Picasso  dhe Matisse ishin mes poseduesve patriarkalë të formës femërore në historinë e artit dhe,  Klimt, Schiele, Dalí dhe Magritte  të gjithë ndanë të njëjtën fokus. Vetëm në kohët e fundit nudot mashkullore të  Bacon, Hockney, Mapplethorpe dhe  Freud na lëvizën drejt barazisë.

Satiri Barberin

Në mënyrë domethënëse, kur Freud pikturoi Leigh Bowery-në duke lënë të gjithin të varur në studion e tij, ai e bëri artistin performues të pozonte si shtatorja antike e Herkulit të Farnese-s, një nudo gjigante mermeri. Freud-i pa se arti klasik grek dhe romak vepronte jashtë kriterit modern seksuale dhe ishte shumë i larmishëm në imazhet e tij të trupit. Ai gjithashtu e  mbështeti një portret të ndihmësit të tij,  David Dawson, mbi një statujë antike të një nudoje të dehur, të titulluar Satiri Barberini.

Një grua që studion pikturën e Hockney-t, Peteri duke dalë nga pishina e Nick-ut. Foto: Carl de Souza/AFP/Getty Images

Artistët e Rilindjes e ringjallën nudon pas afro 1 mijë viteve në të cilën, imazhet e zhveshur seksuale ishin ndaluar nga arti i Kishës  Romake Katolike të Mesjetës.Ashtu si frymëzimet klasike, ata nisën me formën mashkullore. Statuja e erotizuar prej bronzi e Davidit të Donatello-s u krijua rreth katër dekada më parë. Në shekullin e 16-të, ishte homoseksuali i deklaruar, Michelangelo, ai  që përkufizoi Rilindjen e Lartë me nudot e tij heroikisht të torturuar, përfshi edhe një Krisht i gjithi në ballore, ijët e të cilit Kisha ende e sheh të udhës t’i mbulojë  me të mbathura bronzi.

Krishti i Michelangelo-s

Për shekuj, shembulli i artistëve të Rilindjes, që i vizatuan nudot e tyre nga jeta, i bënë skicat e modeleve të zhveshur qendrore për trajnimin artistik. E megjithatë, konvencionet e shekullit të 18-të dhe të 19-të i bënë modelet meshkuj më të respektueshëm se ato femërore. Në pikturën e 1770-ës të Zoffany-së, të gjithë akademikët meshkujt të Akademisë Mbretërore shfaqen duke studiuar një burrë të zhveshur.

Anëtarët e Akademisë Mbretërore duke pikturuar një nudo mashkullore.

Dy gra akademike të kohës, Angelica Kauffman dhe Mary Moser, shfaqen si portrete në mur, për shkak se mendohej e pahijshme për to të vizatonin një nudo mashkullore. Kemi një prirje të natyrshme për të menduar se e shkuara ka qenë më shtypëse se e tashmja, por kur vjen puna te imazhet artistike të seksit dhe gjinisë, bota moderne është më  e vrazhdë. Arti i Rilindjes është plot me atë çka do ta quanin imazhe mashkullore seksualisht të paqartë – dhe imazhet e grave janë gjithaq të lavdishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë