Treg

Ngadalësimi i ekonomisë globale, a ka rrezik për tregun e pasurive të paluajtshme?

Tregu i pasurive të paluajtshme nëpër botë që nga Mbretëria e Bashkuar deri në Kinë e Australi po ul vrullin, duke frenuar projeksionet optimiste për ekonominë globale që vitin e kaluar u rrit në nivelin e saj më të ngadaltë që nga kriza financiare.

Mes 23 vendeve, indeksi i inflacionit-i rregulluar sipas çmimeve të shtëpive sipas Bankës së Rezervës Federale të Dallas u rrit 1.8% në tremujorin e tretë të 2019-ës krahasuar me vitin e mëparshër, më poshtë kulmit më të afërt prej 4.3% në 2016-ën, referuar një analize të Oxford Economics. Në 18 ekonomitë e mëdha, gjerësisht investimet rezidenciale ranë me bazë vjetore për të katërtin tremujor me radhë deri në shtator, rënia më e gjatë në kohë që prej krizës 2008-09, sipas analizës për llogaritë kombëtare të Oxford Economics.

Çelësi është ngadalësimi i ekonomisë globale në dy vitet e fundit që i vuri fre kërkesës për strehim dhe fitimeve nga çmimet e shtëpive. Në qytetet e mëdha, çmimet e shtrenjta të përballueshme po pengojnë shumë blerës të mundshëm dhe oreksi i të huajve për prona ka rënë. Pasiguria në rritje, për shembull gjatë luftës tregtare SHBA - Kinë, frika nga një Brexit pa rregulla në aspektin ekonomik dhe protestat në Hong Kong, vazhdojnë të rëndojnë ndjenjën e besimit të blerësve të shtëpive.

"Kjo është me rëndësi sepse … tregu i banesave është një treg i madh i pasurive i cili ka ndikime mjaft të mëdha potenciale në shpenzimet e konsumatorit," tha Adam Slater, një ekonomist në Oxford Economyics. "Ky sektor ka tendencë që kur lulëzon, lulëzon; kur rrënohet, rrënohet.

Ngadalësimi nuk është një shenja vendimtare e shndërrimit drejt shkatërrimit. Kjo varet kryesisht nga ekonomia globale dhe pasiguria. Fondi Monetar Ndërkombëtar në 20 janar parashikoi që rritja globale do të përmirësohej nga 2.9% vitin e kaluar në 3.3% këtë vit dhe 3.4% tjetër , megjithëse parashikimi është akoma nën mesataren e pas krizës.

Edhe pse shtëpitë nuk janë të tregtueshme,ashtu si soja apo pjesët e makinave, çmimet e shtëpive në të gjithë botën janë sinkronizuar gjithnjë e më shumë. Kjo pasqyron një sërë faktorësh, sipas FMN-së, duke përfshirë edhe tendencën në rritje për rritje ekonomike dhe rritje të normave të paralelisht në të gjithë vendet.

Për qytete globale si New York, Londër dhe Vancouver, Kanada, një faktor tjetër qendron tek puna, sipas FMN-së. Në periudha me norma të ulëta interesi, pas krizës globale financiare, investitorët e pasur në gjëmim të obligacioneve më të mira, u zhvendosën për të blerë prona në qendrat kryesore financiare. Në të vërtetë, çmimet e banimit në ato qytete janë sinkronizuar globalisht po ashtu si aksionet dhe obligacionet.

Referuar një indeksi të tregjeve të luksit të llogaritur nga Knight Frank një firmë këshillimi për pasuritë e patundshme me qendër në Londër, në 45 qytete, aktualisht, çmimet e shtëpive në qytetet e mëdha po tkurren. Indeksi u rrit me 1.1% në tremujorin e tretë të vitit 2019 nga një vit më parë, duke rënë nga 3.4% në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe 4.2% në 2017.

Investimi i ulët në pasuri të paluajtshme (rezidenca banimi) zbriti drejtpërdrejt në varësi të Produktit të Brendshëm Bruto. Oxford Economyics vlerëson se ngadalësimi i tregut të pasurive të paluajtshme, ngadalësoi rritjen në ekonomitë e zhvilluara me 0.3 pikë përqindje mes 2017 dhe 2019-ës.

Shtëpitë, si aksionet, janë një pjesë e pasurisë së përgjithshme të konsumatorëve, që do të thotë që ngadalësimi i tregut të pasurive të paluajtshme, nga ana tjetër, mund të ndikojë më tej në rritjen globale nëse pronarët e shtëpive ndjejën më pak besim dhe frenojnë shpenzimet e tyre. Kjo logjikë ekonomike duket se është materializuar në disa vende.

Konsumi në Kanada dhe Suedi u ngadalësua me më shumë se 1 pikë përqindje në vitin 2018 ndërsa çmimet e shtëpive ranë, tha Banka për Zgjidhje Ndërkombëtare në raportin e saj vjetor për 2019-ën.

Një mori rregullash në tregun e pasurive të paluajtshme është një tjetër faktor që trondit fitimet nga çmimet e shtëpisë. Vancouver vendosi një taksë për blerësit e huaj të pasurive të paluajtshme prej 15% në vitin 2016 dhe e rriti atë në 20% në vitin 2018. Seul shtrëngoi rregullat hipotekore dhe njoftoi një limit çmimi për rezidencat. Zelanda e Re ndaloi investitorët e huaj të blejnë shtëpitë ekzistuese në vitin 2018-të.

Rënia e çmimit të shtëpive mund të ketë një efekt pozitiv: Tregjet e shtrenjta mund të bëhen më të përballueshme dhe kjo heq çdo mundësi për një kolaps të mundshëm në tregun e pasurive të paluajtshme.

Ngadalësimi i tanishëm duket i ndryshëm nga ai i krizës 2008-09, kur pati një bum kredie për pasuri të paluajtshme në rang global dhe çmimet reale të shtëpive u ulën 6.6% në ekonomitë më të mëdha në botë, sipas Oxford Economyics. Krijuesit e politikave janë më vigjilent ndaj rreziqeve të flluskave të banesave, dhe bankat e kanë bërë më të vështirë marrjen e kredive për këtë qëllim. Megjithëse rritja e borxhit të familjeve paraqet rreziqe në disa vende, të dhënat tregojnë që në shumë vende në mes të krizës, raportet e borxhit të ekonomisë familjare ndaj PBB-së janë nën nivelet e krizës.

Çmimet e shtëpive po tejkalojnë fitimet nga të ardhurat në shumë vende, por jo përafërsisht aq sa në vitet e para krizës, tha Enrique Martínez-García, një ekonomist në Bankën Federale të Dallas. "Tregu i banesave nuk po na jep sinjalin e kuq të rrezikut, siç bëri në kohën e krizës së 2008-ës," tha z. Martínez-García.

Nëse ngadalësimi shndërrohet në një shkatërrim serioz, do të testonte bankat qendrore, shumë prej të cilave ulën normat e interesit vitin e kaluar për të tkurrur ekonomitë e tyre. Në teori, ulja e normës së interesit duhet të nxisë kërkesën për strehim duke i bërë kreditë më të lira. Kjo duket të ketë ndodhur — në një farë mase ’në Sh.B.A. pasi që Rezerva Federale (Banka Qendrore) uli normat e interesit verën e kaluar, blerja e shtëpive në Amerikë u rrit.

Por, normat e interesit në të gjithë globin janë afër niveleve të ulëta rekord. Z. Martínez-García tha se ekziston një pikë në të cilën ulja e normave të interesit afatgjatë nuk mund të mbështesë më në mënyrë efektive investimet në pasuri të paluajtshme. "Ne mund të jemi duke arritur atë pikë," tha ai.

Dhe normat e ulëta të interesit mund të jenë më pak efektive duke pasur parasysh kufizimet afatgjata në strehime siç është rritja më e ngadaltë globale e pritur gjatë viteve të ardhshme, rregullat e pronave dhe rënia e niveleve të fertilitetit. Furnizimi është i kufizuar në shumë qytete ku punëtorët duan të jetojnë. Këta faktorë janë të zakonshëm për shumë vende, një arsye tjetër që tregu i pasurive të paluajtshme tani është i sinkronizuar globalisht./WSJ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë