Futboll

Nga Xhaka te Lukaku, kjo është lista e blerjeve që Konte dëshiron te Inter

Antonio Konte është shumë pranë pankinës së Interit, sipas medieve italiane, vetëm firma në kontratë dhe preznatimi mungojnë. Të nisur nga kjo siguri kaq e madhe, në gazetat përtej Adriatikut kanë filluar të dalin dhe emrat e parë, që Konte ka sugjeruar dhe dëshiron që t’i ketë me vetë në aventurën e tij milaneze.

Sipas CdS janë 8 futbollistët, që Konte i ka paraqitur si kërkesa te tavolina e zyrës së drejtorit Bepe Marota. Në krye të listës qëndron sulmuesi belg Romelu Lukaku. 26-vjeçari do të largohet nga Mançester Junajtid këtë verë dhe me shumë mundësi Inter do të ishte një destinacion i pëlqyer. Nga Junajtid, Konte pëlqen edhe Mateo Darmian. Mbrojtësi italian është në fundin e kontratës dhe Inter e ndjek prej disa kohësh. Po në Mançester, por këtë herë nga kampionët e Sitit, Konte pëlqen brazilian Danilo për krahun e djathtë të mbrojtjes. Nga Siti Inter do të tentojë të marrë edhe Ilkai Gyndogan, i cili tashmë është jashtë planeve të Guardiolës.

Një emër shumë i bujshëm në këtë listë të bërë publike nga CdS është edhe Aleksis Sançez. Ish-lojtarë i Udinezes në këtë kampionat, Sançez dështoi këtë vit në “Old Traford” dhe mund të largohet, por problem për të mbetet rroga shumë e lartë që merr te Junajtid, mbi 30 milionë euro në sezon. Me kuriozitet shikohet edhe emri i Granti Xhakës. Mesfushori i Arsenalit këtë vit nuk ka qenë një titullar fiks në sytë e Emeri dhe në verë mund të largohet drejt Serisë A.

Në këtë listë të Antonio Kontes për lojtarët që ai dëshiron te Inter janë vetëm dy futbollistë nga Seria A. Edin Xheko i Romës dhe Bartos Berezinski nga Sampdoria. Të dy mund të kalonin lehtë të “Meaza”, pasi nuk kanë kosto të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë