Futboll

Nga Xaniolo te Haler, Milani ëndërron! 300 mln dollarë nga Investcorp për merkaton

Gazeta Si - Kalimi i mundshëm i klubit të madh italian në pronësi të fondit nga Lindja e Mesme do të hapte skenarë të rinj sa i takon merkatos, ku nuk mungojnë emrat interesantë për një Milan më të fortë.

Së pari pritet të mbyllen zyrtarisht tratativat për sulmuesin Origi dhe mbrojtësin Botman, për të cilët klubi kuqezi ka kohë që po punon dhe ka arritur akordin në parim. Për mesfushën dhe sulmin dalin në skenë emra të rinj, që do ta bënin Milanin një klub më konkurrues. Shtypi italian shkruan se fondi që kërkon Milanin, përveç 1 miliard dollarëve që ofron për blerjen e tij, ka bërë gati edhe një 300 milionë dollarë për merkaton.

Sebastian Haler, sulmuesi i Ajaksit. Gazeta Si, 17 prill 2022

Fondi Investcorp ka plane të mëdha për të ardhmen e Milanit dhe nëse marrëveshja për blerjen do të mbyllet me sukses, klubi kuqezi do të ketë një buxhet të konsiderueshëm për të forcuar grupin e lojtarëve. Dy emrat e parë të merkatos që po qarkullojnë menjëherë pas lajmit të blerjes së mundshme të Milanit janë Nikolo Xaniolo i Romës dhe sulmuesi Sebastien Haler i Ajaksit.

Talenti i Romës dhe lojtari nga Bregu i Flidishtë do të ishin dy elementë me shumë vlera për të ardhmen e Milanit, që duket se do ta ngrejë stekën shumë shpejt sa u takon investimeve në merkato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë