Politike

Nga vrasja e të riut, tek deklaratat e Ramës dhe protestat, Basha zbardh bisedat me ambasadorët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar detaje nga biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zhvillimet e fundit në vendin tonë:

MESAZHI I BASHËS
Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë