Ekspozite

“Nga Tudors deri tek Windsors”, ekspozita që sfidon Kardashianët

Shumë kohë para se Kardashianët të tregonin se arti i portretit ishte i rëndësishëm dhe përmbante mesazhe të ndryshme, një tjetër familje e kohëve të hershme e ka paraqitur këtë koncept për qëllime propagande.
Mbreti i parë Tudors, më i famshmi nga të gjithë monarkët e Anglisë, ishte një nga të parët që tregoi fuqinë e imazhit dhe përdori portretin e tij për të treguar potencialin dhe pushtetin në të gjithë Europën, gjatë shekullit 16.
Gjithashtu, Henry VIII, njeriu më famëkeq për sa i përket martesës së tij dhe ekzekutimit të dy të fejuarave, përdori portretin e tij për reformimin politik. Në atë kohë, portretet u bënë të rëndësishme për shumë arsye. Njëra prej tyre, e cila ishte më e përhapura, ishte për funksionimin e martesave.
Një portret që tregon fuqinë mbretërore i realizuar nga mjeshtri gjerman Henri Hans Holben, u shfaq në Galerinë e Arteve në Bendigo, e cila shqyrton fuqinë e portretit.
Shprehia e mbretit në këtë portret është e pashmangshme, ndërsa bizhuteritë më të cilat ai është zbukuruar dhe stili i rrobave të tij, flasin për një figurë imponuese me fuqi të pafundme.
Ekspozita e titulluar “Nga Todors deri tek Windsors” tregon portretet e familjeve më të mëdha mbretërore në Angli. Ajo përmban piktura dhe fotografi të njerëzve më të famshëm të mbretërive, si Mbretëresha Viktoria, Princesha Diana, Princesha e Uellsit, Mbretin George III dhe prindërit e ardhshëm, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan.

Autorja Charlotte Bolland, kuratore e koleksionit të pikturave të shekullit të 16 në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër, ku ekspozita u shfaq për herë të parë, tha se këto vepra arti kanë shumë mesazhe politike dhe personale.
Sipas saj, një nga mesazhet më të përdorshme të asaj kohë ishte se portretet shërbenin për njohjen e njerëzve midis njëri tjetrit. Një nga përdorimet më të mëdha të këtyre portreteve ishte për bashkëshortët përpara se të martoheshin. Ata e njihnin njëri tjetrin nëpërmjet pikturave.
“Kryesisht për këtë arsye këto portrete u riprodhuan gjerësisht dhe ishin një ndër subjektet më të rëndësishme për të përcjellë mesazhe të ndryshme,” shprehet ajo.
Deri në mesin e shekullit të 15-të, portretet nuk dukeshin aspak të rëndësishme, por bashkë me evoluimin e Anglisë, lindi dhe rëndësia e portretit.

Përgjithësisht familja mbretërore në ditët e sotme kryen ekspozita të vazhdueshme të mbretërve të kohës së shkuar për të kujtuar monarkinë absolute, koha kur fuqia e mbretit dhe mbretëreshës i’u siguroi atyre shtetin që kanë sot.
“Familja mbretërore është shumë e vetëdijshme për rëndësinë e këtyre portreteve dhe atë çka ato komunikojnë,” shprehet Bollard
Portretet kanë ndihmuar në formimin e familjes mbretërore dhe janë një trashëgimi e madhe nga e kaluara. Ky koncept është i dukshëm edhe sot, sidomos për princat William dhe Harry bashkë me familjet e tyre përkatëse.
Bollar shprehet se edhe pse shumica prej nesh janë të njohur me familjen mbretërore dhe historinë e saj ndër shekuj, ekziston një mister tek çdo portret që mund ta kuptojnë vetëm artistët. The Guardian/

 

Më Shumë