Komunitet

Nga taksat te shëndetësia/ Si jetohet në Estoni, aty ku gjithçka është e digjitalizuar

Pandemia ka paralizuar sistemet shkollore në shumë pjesë të botës. Megjithatë, ekziston një vend që, kur qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave, nuk kishte asnjë problem me mësimin dixhital, përkundrazi, ai zhvilloi mësimin në distancë si një situatë krejtësisht normale.

Kjo është Estonia, një nga vendet më të dixhitalizuara dhe teknologjike në botë.

Në këtë vend të Evropës Veriore, në kufi me Rusinë dhe Letoninë, me pamje nga deti Baltik dhe pothuajse i pabanuar (ka vetëm një milion e treqind mijë banorë), rrjeti i internetit i zgjeruar, arrin kudo, madje edhe në fshatin më të izoluar: në vitin 1997, qeveria deklaroi hyrjen falas në internet, një e drejtë themelore.

E-‘school’ në Estoni

Deri në 99 përqind e familjeve në Estoni, kanë qasje në internet me bazë të gjerë dhe të gjitha shkollat ​​estoneze kanë përdorur programe e-‘school’ për vite me radhë.

Dixhitalizimi në Estoni filloi që nga shkollat. Ishte viti 1999, kur të gjitha institucionet arsimore ishin të pajisura me një lidhje ultra të shpejtë në internet si dhe kompjutera personalë, tableta, libra shkollorë dixhitalë dhe tabela të bardha interaktive.

Por, në zemër të zgjidhjeve dixhitale për studim, ekziston "eKool", një sistem, që përveç se ofron shumë mundësi për mësimdhënie dhe mësimnxënieje, mban në kontakt studentët, mësuesit dhe prindërit.

Platforma “Ekool”

Platforma "eKool" lejon mësuesit të hyjnë në klasa dhe të vijojnë, të shikojnë komentet dhe gjykimet e shënuara nga mësuesit e tjerë dhe t'u dërgojnë mesazhe prindërve në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm për përparimin dhe rezultatet e arritura nga fëmijët e tyre në shkollë.

Prandaj nuk ka letra raporti ose regjistra në letër, në të cilët regjistrohen notat, pjesëmarrja dhe mungesat, por, i gjithë informacioni ndahet në mënyrë dixhitale.

Edhe detyrat e shtëpisë, caktohen përmes “eKool” dhe të gjithë nxënësit kanë një faqe personale, një lloj portofoli elektronik, në të cilin ruajnë detyrat ose të dhënat që iu është dhënë një notë e mirë.

Nga ana tjetër, menaxherët e shkollës, përmes "eKool" organizojnë orarin e mësimit dhe prodhojnë raporte dhe statistika, të cilat më pas hidhen në Sistemin Estonez të Informacionit të Arsimit (EHIS), një sistem që mbledh të gjithë informacionin në lidhje me arsimin në Estoni dhe siguron një pasqyrë të rezultateve të arritura në fushën e arsimit.

Dhe jo vetëm. Përmes sistemit, është e mundur të regjistrohesh në një kurs universitar, duke dërguar detajet e karrierës akademike në universitetin e zgjedhur, pa paraqitur asgjë në letër, ose, pasi të kenë përfunduar studimet, të marrin certifikatën e diplomës.

Abonimi në "eKool", është falas si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit dhe prindërit: sistemi financohet përmes përdorimit të reklamave me temë arsimore.

Ka edhe shërbime shtesë, opsionale, me pagesë. Nga ana tjetër, shkollat ​​paguajnë një tarifë mujore, e cila ndryshon në varësi të numrit të nxënësve (duke filluar nga 50 euro për shkollat ​​me më pak se 250 nxënës).

“X-road” në Estoni

“EKool” është pjesë e projektit të qeverisë e-Estonia të filluar në vitin 1997 për të lehtësuar bashkëveprimin e qytetarëve me shtetin përmes rrjetit të shkollave dhe dixhitalizimit të administratës publike në të gjitha nivelet.

Infrastruktura më e rëndësishme, ajo që e ka shndërruar Estoninë në vendin më dixhital në botë, quhet “X-ROAD”: një lloj rruge virtuale, në gjendje të lidhë të gjitha shërbimet e administratës publike, nga taksat, që duhet të paguhen, te shëndetësia e deri te motorizimi i tyre.

Sistemi lejon zyrat publike dhe private, nëse janë të autorizuara, të kenë akses në bazat e të dhënave, me siguri totale, për të marrë të dhënat e nevojshme për kryerjen e një skedari.

Sistemi ruan gjurmët se kush ka hyrë në të dhëna: të gjitha kontrollet e paautorizuara janë të ndaluara me ligj.

Kjo do të thotë që çdo administratë, mund të mbledhë vetëm të dhënat që i duhen dhe të shohë vetëm ato që mban, sepse është brenda kompetencës së saj.

Për shembull: mjeku juaj mund të ketë qasje në të gjitha të dhënat në lidhje me historinë mjekësore të pacientit tuaj, por nuk mund të ketë informacione të tjera që nuk janë rreptësisht të nevojshme për kujdesin e personit.

Është përmes “X-ROAD”, që institucionet e ndryshme, nëse janë të autorizuara, mund të shkëmbejnë të dhëna në lidhje me një person të caktuar.

Çdo qasje, natyrisht, është e njoftuar: qytetarët gjithmonë kanë të drejtë të dinë se kush dhe kur ka pasur qasje në të dhënat e tyre.

Shteti mbron privatësinë e qytetarit dhe ky i fundit respekton rregullat, në një sistem të transparencës reciproke.

Votim ‘online’ në Estoni

Në Estoni, nuk harxhohen letra, dhe nuk ka radhë të gjata në sportelet publike.

Dhe, në rast të zgjedhjeve, qytetarët mund të votojnë lehtësisht në internet.

Eksperimenti i parë i votimit elektronik, daton që nga viti 2004: në zgjedhjet politike të vitit 2019, mbi 350 mijë qytetarë votuan në internet.

Kartë identiteti elektronike në Estoni

Një revolucion i vërtetë i bërë i mundur me prezantimin e një karte elektronike identiteti, në të cilën ruhen të gjitha të dhënat dhe informacionet e individit.

Në Estoni, identifikimi dixhital, zhvillohet përmes një karte elektronike të vetme (letërnjoftim), me të cilën është e mundur të paguash për parkim makine ose qira, ose të rezervosh një ekzaminim mjekësor.

Pasi të futet në ‘PC’, karta e identitetit lejon hyrjen në një portal, i cili përmban të gjitha të dhënat personale, nga të dhënat personale në shkollë, shëndetin, bankën dhe të dhënat e punës.

E-Estonia

Në Estoni, të gjitha dokumentet mund të nënshkruhen me letërnjoftim.

Qytetarët, gjithashtu mund të hyjnë në shërbimet e administratës publike përmes aplikacionit: në këtë rast, është e nevojshme të kërkohet një kartë SIM e veçantë, të cilës i bashkëngjitet një kod ‘pin’ me operatorin e telefonit celular.

Një sistem “Mobile ID”, që lejon të nënshkruhen në mënyrë dixhitale dokumente, të paguhen taksa dhe të përdoren shumë shërbime të tjera.

Administrata publike e dixhitalizuar në Estoni

Një administratë publike e dixhitalizuar plotësisht, që lejon estonezët të kursejnë deri në 2.8 milionë orë pune çdo vit.

Një pikë kthese dixhitale, edhe për shkak të një nevoje: për të lejuar ata që jetojnë në qytete të vogla larg qyteteve të mëdha, për të pasur akses në shërbimet publike.

Në Estoni, rrjeti publik dhe falas Wi-Fi, gjendet kudo, në qytete, por edhe në zona më të izoluara, si zona me pyje, plazhe, transport publik dhe autobusë me distanca të gjata.

Ajo që u krye në Estoni, ishte një revolucion i vërtetë kulturor, që i përfshiu të gjithë në programin e shkrim-leximit dixhital, nga kryeqyteti Talin, në qytete të vogla pothuajse të pabanuara.

Rezidencë dixhitale në Estoni

Dhe kjo nuk është e gjitha: në Estoni, që nga viti 2014, është e mundur të aplikoni për një nënshtetësi virtuale nga e gjithë bota dhe të merrni një rezidencë dixhitale (e-Residence), një mjet që lejon hapjen e një kompanie ose ndërmarrjeje, në vetëm disa minuta dhe me disa euro. Aktualisht ka mbi 50 mijë banorë elektronikë.

Pa burokraci dhe pak taksa: nëse ndërmarrja nuk prodhon të ardhura ose riinveston fitimet, taksat zerohen.

Ka shumë kompani që as nuk kanë nevojë të kontaktojnë një llogaritar.

“Startup” në Estoni

Atdheu i “Skype”-t, Estonia, renditet e para në botë në renditjen e sipërmarrjes të Forumit Ekonomik Botëror.

Dhe e treta në Evropë për numrin e ndërmarrjeve të reja për frymë: ka 31 për 100,000 banorë.

Kur shteti identifikon një shërbim që mund të përmirësohet përmes përdorimit të teknologjisë dhe internetit, ai organizon punën në ekip dhe investon kohë dhe para, derisa të arrijë qëllimin e caktuar.

Për shembull, marsin e kaluar, sapo situata e emergjencës ishte e qartë, një konsorcium publik-privat, filloi një konkurs për të identifikuar idetë dhe projektet e afta për të trajtuar pandeminë, duke alokuar fondet fillestare deri në pesë këste.

Robot-“delivery” në Estoni

Një “startup” i themeluar në vitin 2014 nga dy bashkëthemelues të “Skype”, “Starship Technologies”, në Talin (por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), në bashkëpunim me disa kompani të shpërndarjes së ushqimit, me sanduiçe, pica dhe ushqime të tjera, të dorëzuara nga një robot shpërndarës, në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur falë instalimit të një GPS dhe disa kamerave.

Përmes një aplikacioni, është e mundur të ndiqet edhe rruga e robotit që bën dorëzimin në kohë reale.

Gjykatësi-robot në Estoni

Aktualisht, një nga projektet më domethënëse, është ai që përfshin përdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar një gjykatës-robotik, të aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vogla ligjore (më pak se 7 mijë euro) dhe kështu të asgjësojë shumë praktika të grumbulluara gjatë kursit.

Dënimet, në çdo rast do të jenë të apelueshme ose objekt i verifikimit nga ana e një gjyqtari.

Gjithashtu, në këtë rast, është edhe një projekt që është pjesë e një programi më të gjerë të inovacionit teknologjik të Administratës Publike.

“ISEAUTO”

Nga ana tjetër, “Iseauto”, është një automjet autonom i zhvilluar nga tridhjetë studentë nën 30 vjeç: i programuar për të bërë udhëtime të shkurtra, që nuk i kalojnë dy kilometra dhe monitorohet nga një qendër kontrolli.

Mini-autobusi, ka një shpejtësi maksimale prej 30 km / orë, dhe është një zgjidhje shtesë për transportin publik, plotësisht falas për të gjithë qytetarët estonezë.

Qeveri dixhitale në Estoni

Madje, edhe universitetet dhe kurset, janë plotësisht falas për një pjesë të madhe të studentëve dhe gjithashtu për ata të huaj.

Ndër kurset ekziston, për shembull, ai në "Sigurinë Kibernetike" dhe ai në "E-qeverisja Teknologji dhe Shërbime", thelbësore në një vend, ku veprimtaritë e qeverisë kryhen gjithashtu në mënyrë dixhitale, duke filluar nga votat dhe ministrat.

Për më tepër, Universiteti i Teknologjisë në Talin, pret më shumë se 100 kompani në sektorin e teknologjisë së lartë.

Studentët kanë mundësinë të lidhen me kompani dhe sipërmarrës dhe të gjejnë mbështetjen e duhur për t'i bërë idetë dhe projektet e tyre konkrete.

Pa harruar që Talini ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2011.

Talin, kryeqyteti i Estonisë

Pandemia ka riformuar jetën dhe përparësitë tona: në një kohë kur arsimi dixhital është përsëri në axhendë për kryerjen e aktiviteteve shkollore dhe në të cilën përdorimi i punës inteligjente, është konfirmuar si një masë e rëndësishme për të kufizuar infeksionet, ne nuk mund të përballojmë më tej vonesat në rrugën për të shkuar drejt kapërcimit të hendekut teknologjik dhe infrastrukturor, që karakterizon akoma vendet.

Gjithashtu, për të realizuar mësimin në distancë dhe “smart working”, janë dy zgjidhje përfundimisht të përsosura dhe jo më vetëm një zgjidhje emergjente.

Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë