Futboll

Nga Reshat Arbana te Pajtim Struga, Tirana e ‘djeg’ në festë

Gazeta Si - Festë e madhe në “Selman Stërmasi”. Tirana ka organizuar sot ceremoninë zyrtare të festës së titullit të 26-të në formën e një koncerti. Me shumë të ftuar.

Klubi kryeqytetas hapi dyert e stadiumit për tifozët, që askush të mos mungonte në këtë festë madhështore.

Mes të ftuarve kryesorë spikati aktori i njohur, Reshat Arbana. Tirana kishte ftuar edhe disa këngëtarë, si Pajtim Struga, Renis Gjoka dhe Ronela Hajati e të tjerë.

I pranishëm ishte edhe aktori i humorit, Ledio Lako, apo “Ramadan Kafsha”, siç e njohin të gjithë për rolin e tij si një tifoz i thekur i Tiranës.

Aktori Ledio Lako dhe prezantuesja Vilma Masha. Gazeta Si, 26 maj 2022

Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit e kanë “djegur” në këtë festë të titullit të merituar plotësisht. Pas ceremonisë zyrtare të marrjes së trofeut, ata kanë pasur mundësi të qëndrojnë për disa orë bashkë me tifozët dhe të ftuarit specialë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë