Sociale

Nga nesër dalin në treg gazetat

Shtypi i shkruar që u ka munguar lexuesve prej një muaji, që prej 12 marsit, nga nesër do të dalë në treg.

Lexuesit nga nesër do kenë mundësi të kenë në duar gazetën “Panorama”, “Panorama Sport”, dhe Gazetën Shqiptare.

Ndër masat lehtësuese të njoftuara nga qeveria, ishte dhe dalja në treg e gazetave.

Kur u njoftua mbyllja, stafet e gazetave deklaruan se në kushtet e përhapjes së pandemisë së COVID-19, nuk e shihnin të arsyeshme t’ju kërkonin lexuesve të dilnin nga shtëpia për të blerë gazetë. Tani ata 90-minutëshin që lejohet të dalin, mund ta shfrytëzojnë edhe për këtë.

Por rekomandohet që ata të respektojnë me përpikëri masat e distancimit social gjatë daljes së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë