Komunitet

Nga nafta te bastet! Qyteti i varfër i Patosit nën “darën” e kumarit

Lojërat e fatit janë prezente edhe në qytetin e Patosit. Vetëm në bulevardin kryesor ka dhjetëra pika të tilla. Vetë qytetarët e thonë se ato duhet të jenë përqendruar në periferi.

“Ato të hiqen fare. Vriten, bëhen. Prish qetësinë. S’duhen të jenë fare në qytet. Në botë s’ka brenda në qytet”, shprehet një qytetar.

“Shume keq. Shume pasoja”, thotë në tjetër.

“I ka lënë njerëzit pa bukë. Dhe ato 5 lekë që marrin i çojnë atje”, shprehet një tjetër qytetar.

Ndonëse i vogël me rreth 50 mijë banorë, edhe në qytetin naftëtar të Patosit, fenomeni i lojërave të fatit në ambiente publike, shumë pranë shkollave, poshtë pallatit apo pranë vendeve të populluara me fëmijë dhe adoleshentë, është një fenomen që shqetëson banorët.

“Nuk duhet të jenë. Shkaktojnë dëme në familje”, thotë një qytetar.

“Edhe po të shikosh këtu në Patos janë shpërndare si pikat e shiut. Futen të mëdhenj e fëmijë brenda . Po i marrin fëmijët më qafë”.

“Qytetet tona janë pa vende pune. Ato 5 lekë që i marrin me ndihmë sociale i lënë atje”.

Niveli i papunësisë në këtë qytet është i lartë pas mbylljes apo privatizimit të sektorit të naftës.

Por pre e kumarit nuk bien vetëm të papunët. Shembulli që të mëdhenjtë u japin fëmijëve është kthyer në fenomenin më shqetësues, ndaj edhe në këtë qytet komuniteti kërkon ndërhyrjen e ligjit për të larguar kazinotë dhe pikat e basteve.

Si.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë