Kombetarja

Nga Moldavia te Moldavia, ëndrra europiane nisi pikërisht ndaj kundërshtarit të sotëm

Gazeta Si – Në kryeqytetin moldav kuqezinjtë mund të mbyllin në mënyrën perfekte ‘qarkun fitues’, që do t’i çonte në Euro 2024 nga dera kryesore. Ëndrra e kualifikimit për në Gjermani nisi pikërisht ndaj kundërshtarit të sotëm.

Ndaj Moldavisë Shqipëria mori fitoren e parë në grup, me golat e Jasir Asani dhe Nedim Bajramit. Trajneri Silvinjo shijoi suksesin e parë kuqezi, pas humbjes së hidhur në debutim me Poloninë në Varshavë. Ndaj Moldavisë nisi vrapimi i pandalashëm kuqezi drejt Gjermani 2024, me gola dhe fitore të bukura.

Ishte pikërisht ndeshja me Moldavinë që tregoi forcën e Shqipërisë. Lojë dominuese, shumë raste të humbura, një shtyllë e Cikalleshit dhe dy gola mjaft të bukur.

Shqipëria fitoi 1-3 më pas në transfertë ndaj Ishujve Faroe, pastaj ai barazim i çmuar në Pragë me Çekinë, për të vazhduar me fitoret e mëdha në ‘Air Albania’, fillimsiht ndaj Polonisë 2-0 dhe pastaj ndaj Çekisë 3-0.

Shifrat flasin qartë. Çdo gjë gati perfekte: lojë e bukur, ritëm, raste shënimi dhe mentalitet fitues. Një ecuri mbresëlënëse që meriton të mbyllet me të njëjtën mënyrë. Kjo skuadër, me trajnerin Silvinnjo në krye, ka shansin të vendosë edhe rekorde pikësh dhe të regjistrojë një vend të parë historik në një fushatë kualifikuese.

Rezultatet e Shqipërisë në grup
Poloni-Shqipëri 1-0
Shqipëri-Moldavi 2-0
Ishujt Faroe-Shqipëri 1-3

Çeki-Shqipëri 1-1
Shqipëri-Poloni 2-0
Shqipëri-Çeki 3-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë