Katar 2022

Nga Mesi tek ekipi i Katarit, e bukura dhe e shëmtuara e Kupës së Botës

Gazeta Si – Botërori përfundoi, është koha për bilance. Disa gjëra priteshin, ka edhe të papritura. E sigurt është se pati gjëra pozitive dhe negative në Katar 2022. Nga shenjtërimi i Mesit, te konfirmimi i Mbape, duke kaluar te paraqitja katastrofike e të zotëve të shtëpisë dhe surprizat e Marokut, Japonisë dhe Arabisë Saudite, të paktën në ndeshjen e parë, ku mundi kampionët e rinj të botës.

Lionel Mesi me Kupen e Botes. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

MESI 10 – Erdhi edhe trofeu i fundit, ai që i mungonte, më i rëndësishmi. E ngriti në qiellin e Dohës Kupën e Botës, duke kompletuar një karrierë përrallore. Diti të tregojë në moshën 35 –vjeçare se mund të bënte edhe hapin e fundit për t’u bërë i madh: karakterin. Pasi doli nga guaska mbrojtëse e Barcelonës ishte në gjendje të bëhej një lider teknik dhe substancial. Protagonist absolut i Katar 2022.

MBAPE 9 – Diti, praktikisht i vetëm, të mbajë në jetë një Francë që dukej e shpërfytyruar në finale. Shënuesi më i mirë me 8 gola, i vetmi në histori që ka shënuar 4 gola në finale. Të gjithë këto pa bërë 24 vjeç. E ardhmja është e tij (edhe e tashmja në fakt).

OUNAHI 8.5 – Nota duhet ndarë me shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Marokut. Por ai ishte surpriza e vërtetë e Botërorit. Është njeriu simbol i kombëtares afrikane. Lider i mesfushës, di të bëjë gjithçka. Mbyll, pason, preson lart, vertikalizon, kroson dhe gjuan. Tani gjithë bota e kërkon.

Luka Modriç, kapiteni i Kroacisë. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

MODRIÇ 7.5 – Në moshën 37-vjeçare duket ende një djalosh. Udhëheq Kroacinë drejt vendit të 3-të (4 vjet më parë vendi i dytë në Rusi) dhe është një nga mesfushorët më të mirë në botë. E mori për dore skuadrën e tij, me asiste gjeniale dhe goditje fantastike. Ka një lëvizshmëri që nuk e gjen tek askush në moshën e tij.

MORIYASU 7 – Trajneri i Japonisë prezantoi një skuadër mjaft të organizuar, kirurgjikale kur duhej të mbrohej dhe vrasëse në kundërsulm. E dinë mirë Gjermania dhe Spanja. Të mundshëm dy skuadra kampione bote mjafton të kuptosh forcën e Japonisë. Mëkat që penalltitë me Kroacinë e nxorrën jashtë. Mungesë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Herve Renard, trajneri i Arabise Saudite. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

RENARD 7 – Me fytyrën e atij që ka parë gjithçka në jetë, trajneri shëtitës i Arabisë Saudite mundi në debutim kombëtaren, që në fund fitoi Kupën e Botës. Me një plan perfekt. Pa fat në pjesën tjetër, ku bëri lojëra më nivel për një skuadër jo aq të mirë teknikisht.

VAN GAL 6 – Nota e tij është një miks mes rezultatit të arritur, një çerekfinale që për këtë Holandë nuk është keq, dhe e cilësisë së lojës së të tijve. Van Gal e ka braktisur prej pak kohësh lojën e theksuar sulmuese, por pak ofensivë nga një si ai është legjitime ta preshësh…

LUIS ENRIKE 5 – Spanja e tij ishte një ndër skuadrat e pakta që kishte pika referimi strategjike si një skuadër klubi. Është kritikuar për fiksimin e mbajtjes së topit. Nota negative lidhet me daljen e shpejtë nga skena. U dha shumë besim lojtarëve të rinj në moshë, që në vende të tjera nuk do të ishin përfshirë në kombëtare.

Nejmar pas eliminimit te Brazilit. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

NEJMAR 4.5 – Nuk ishte në lartësinë e shokëve të tij te PSG. Ishte Botërori i fundit dhe kurrë nuk ishte në gjendje të bënte diferencën, pavarësisht problemeve fizike që e torturojnë gjithmonë në rastet e rëndësishme. U duk më shumë një peshë për Titen se një ‘armë’ për Seleçaon, që u eliminua në çerekfinale, si në Rusi.

DE BRYJNE 4 – Gjithë Belgjika dështoi në Botëror, por nga lideri teknik i saj pritej shumë më shumë. Belgët janë në fund të një cikli, por nuk ka dyshim që një nga mesfushorët më të mirë në botë duhej të tregonte diçka nga ato që bën në Premier Ligë.

Hansi Flik, trajneri i Gjermanise. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

FLIK 4 - Gjermania ishte pa fat me trajnerin e saj që debutonte në një kompeticion të këtij niveli. Kishte paqartësi në zgjedhjen e një qendërsulmuesi dhe kontribuoi në eliminimin e shpejtë të Gjermansië, që shihej si favorite. Ndërrimi i gjeneratave nuk është faji i tij, por të mos kalosh grupin dhe këtë ta bëjë Japonia, nuk ka asnjë justifikim.

SERBIA 3 – Një nga zhgënjimet më të mëdha të Katar 2022, duke ditur potenacialin e jashtëzakonshëm që ka. Trajneri Stojkoviç nuk mundi t’i jepte një identitet një grupi me lojtarë të nivelit të lartë. Paraqitje shumë të dobëta dhe vetëm një pikë të marrë ndaj Kamerunit.

KATARi 2 – Kampionët e Azisë 2019, një Kupë Amerikë falë ‘wild card’ dhe vite përgatitje për këtë event të organizuar në shtëpi. Por niveli sërish ishte shumë i dobët. Vështirësi për të pasuar topin te shoku edhe në dy metra distancë dhe tri humbje. Paraqitja më e keqe në Botëror e një vendi organizator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë