Dosje

Nga kanali vaditës, karburanti dhe shtëpia e fshatarit, abuzimet që fundosën Fatos Tushen

Mes ndërhyrjeve për të lënë si fitues kompaninë “Euro Alb” dhe për të bllokuar ankesat e mëtejshme në APP, situata merret në dorë nga drejtori i ndërmarrjes, Flamur Peqini, i cili përmes telefonit të shoferit të tij, bisedon me Ibrahim Lanin, duke i kërkuar që ai të bëjë ndonjë ndërhyrje tek KPP-ja. Flamuri thotë, ”kërkojnë letrat këta të komisionit dhe drejtor është J.,”

Për të mbyllur shqyrtimin e dosjes që është fiktive, Ibrahim Lani bisedon me Bujar Muratin, i cili është administrator i firmës fituese “Euro Alb” dhe ku e pyet se si do ta bëjnë ata kontratën midis tyre.

Bujari përgjigjet “me nënkontraktim, që të justifikohet edhe TVSH-ja”. Por nga aktet, nuk rezulton asnjë nënkontraktim midis dy subjekteve përmend në hetim SPAK-u.

Në një nga episodet, Ibrahim Lami bisedon në telefon, duke pyetur se si janë kamionët e tyre, a janë në përdorim vetjak apo si, pasi, sipas ankesës që është bërë, subjekti tjetër ka pretenduar se edhe pala i ka kamionët për përdorim vetjak”.

Është ky moment, thekson SPAK në dosjen që GazetaSi.al, disponon, që sqaron se në fakt subjekti “Euro Alb” që ka marrë pjesë në prokurorim, nuk do ta kryejë punën, por kryerës i punës dhe rrjedhimisht përfitues do të jetë shtetasi, Ibrahim Lami.

Ndër të tjera, administrator i firmës fituese, “Euro Alb”, Bujar Murati, garanton: “Mirë kusho, pa merak fare, për vulë dhe firmë shko tek zyra, se materialet të gjitha në emrin tënd i ke gati. Kontratën do ta bëjmë siç kemi rënë dakord dhe jepi zjarr kusho”.

Punimet për kanalin vaditës, sipas SPAK, nisën në dhjetor 2020 dhe jo në nëntor 2020, pasi përgjimet e tregojnë këtë rrethanë në një bisedë, ku biznesmeni Lami dhe drejtori i ndërmarrjes, Flamur Peqini, ku ky i fundit i thotë: “I ke gati për nesër që në orën 8, edhe faturat edhe supervizorët, i kalova unë dje”.

Shqetësimi i drejtorit duket instesiv në ditët në vijim, kur ai telefonon biznesmenin dhe i kërkon që të bëhet puna sa më mirë: “Puna duhet bërë xixë, duke pasur parasysh se kanë ardhur ata të SPAK”-ut, thotë Flamur Peqini mes të tjerash.

Teksa SPAK avancon në heshtje dhe në fillim të janarit sekuestron dokumente, drejtori shqetësohet më tej dhe biznesmeni Lami e qetëson, “do ketë folur Fatosi me B.. për këtë gjë”. Por vartësi këmbëngul që duhet kujtuar kryebashkiaku,  “kujtoja këtë gjë”, shton ai i merakosur.

Në telefonata ekspozohen emra të tjerë më pas, përfshirë suervizorë dhe inxhinierë, teksa drejtori këmbëngul, “a fole me Bardhin”. Mes bisedave, njëri nga të dyshuarit, Endri Myrtaj, prezantohet se është supervizori i Braçes dhe se kishte disa letra të Braçes “për të firmosur, të kanalit të Lushnjës, përfundim pune”, – thotë ai.

Teksa të gjithë pyesin dhe kopsisin letrat, Lami telefonon kryebashkiakun e Lushnjës  dhe pasi i tregon se foli për qjef, shton: “Ai muhabeti që të bëra atëherë për Avdylajn, që… se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkon dosjen, po do të nis unë diçka dhe flasim në whats app”.

SPAK insiston se këto bisdeda nuk do zhviloheshin mes tyre në rast se puna e ndërmarrë në prokurim publik do ishte ryer me kompaninë “Euro Alb”, pasi autoriteti kontraktor do ia përcillte këtë shqetësim shtetasit Bujar Murati.

Por përveç shqetësimeve në muajin shkurt 2021, drejtori i ndërmarrjes, i kërkon takim Ibrahim Lamit, duke qenë se sipas tij, kanali nuk kishte mbaruar i gjithi dhe se duhet të arrihet në një konkluzion. “Na ka ardhur një letër matanë”, – nënvizon zyrtari i bashkisë, duke nënkuptuar në këtë mënyrë thirrjen nga SPAK, që kërkonte të pyeteshin për të dhënë shpjegime anëtarët e njësisë së prokurimit.

A me le pa gjë mua?

Që bëhej fjalë për përfitime, këtë e tregon më tej biseda  telefonike e kryer në 10 shkurt 2021, në të cilën biznesmeni Lami flet me kryebashkiakun Fatos Tushe dhe ku sipas SPAK, kuptohet se Lami i ka dhënë dikujt diçka për  të cilën personi tjetër i ka thënë: “Janë shumë, sa ke mbajtur për vete?”.

Për këtë bisedë që citon Lami, ai shton, “po nuk më le pa gjë mua ai”, që sipas SPAK, nënkupton kryebashkiakun.

Fatosi komenton në vijim “ma ndiq rastin e vajzës”, që sipas SPAK nuk ishte zgjidhur ende ngërçi i provimit.

Nga ana tjetër, SPAK tregon përgjimet ambientale të vartësve që ishin thirrur në SPAK. E dyshuara Blerta Tuku, thotë qetësisht: “Na ka dalë garant Fatosi (kryebashkiaku)”.

Por të tjera episode shpërdorimi me detyrën, zbulohen në Bashkinë e Lushnjës, midis tyre edhe ajo e një karburanti, që është aset i ndërmarrjes shtetërore, por që aty furnizohen edhe automjete të tjera që nuk janë pjesë e institucionit. Ky shpërdorim dyshohet nga SPAK se është kryer nga drejtori i ndërmarrjes, Flamur Peqini.

Kryebashkiaku telefonon: Flisni në emrin tim!

Një banor i fshatit Shegas të Lushnjës, i quajtur Ismail Blliku, vendos të ndërtojë shtëpinë. Dhe sipas SPAK, kryebashkiaku i thotë që ta ndalojë inspektorin  F.S., që po zbatonte detyrën, duke urdhëruar të ndërpresë punimet. Për këtë punonjës, kryebahskiaku i propozon banorit: “Foli në emrin tim”. Biseda e ndërhyrjes së kryebashkiakut mbahet në 5 mars dhe sipas SPAK, një ndërhyrje e tillë është shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë