Drejtësia

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Gazeta Si - GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe për gjykim të shkurtuar.

Në procesin e nisur këtë të martë, ai do të gjykohet së bashku me 21 të pandehur të tjerë për shpërdorim detyre.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për të pandehurit e tjerë, mes tyre për Gentian Nushin, i cili mbante postin e nënkryetarit të bashkisë.

Tushe akuzohet për abuzim me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës e një kanali vaditës.

Tushes i është refuzuar disa herë kërkesa për të fituar lirinë, ndërsa ka kërkuar pavlefshmërinë e përgjimeve të kryera nga SPAK.

Nga hetimet dhe përgjimet të nisura në 2020-ën, Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

SPAK pretendon se Tushe ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Sipas SPAK, ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, mikut të kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë, sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

I arrestuar në 6 korrik 2021, Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij.

Personat në hetim

-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim;

-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmmarjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnje i dyshuar për  kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprëës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë