Futboll

Nga Jorxhinjo te Kean, 10 italianët më të shtrenjtë në Premier Ligë

Italianët nuk kanë qenë të shumtë në futbollin anglez. Më i famshmi, ose më mirë ai që mbahet mend më gjatë nga tifozët britanik, është Xhanfranko Zola. Te Çelsi ai luajti për disa vite duke kthyer në një emblemë për blutë londinez. Pas tij në Premiër Ligë kanë lënë gjurmë, Baloteli, Akuilani dhe deri të Jorxhinjo. Këtë verë do të ketë dhe dy italianë të tjerë në Premier Ligë. Janë dy sulmuesit që vetëm një vit më parë konsideroheshin si e ardhmja e futbollit italian dhe janë të tillë ende në fakt, por që nuk do mund të luajnë më në Serinë A, por në elitën angleze në ekipe të dorës së dytë.

Por sot, “la gazzeta dello sport “ka bërë një listë të 10 futbollistëve italiane ndër vite që kanë kanë kaluar për shifrat më të mëdha.

Lista fillon me Daniele Osvaldon. I konsideruar një talent i madh për të cilin pati angazhim të madh që të luante me kombëtaren italiane, Osvaldo nuk arriti dot të shkëlqente te Inter dhe as te Roma. Më pas do të kalonte te Sauthempton për shifrën e 15 milionë eurove.

Pas tij, sërish me destinacion Suathemptonin renditet Daniele Gabiadini. Ky la Napolin në vitin 2017 për 17 milionë euro, por nuk e ka dhënë më të mirën e tij në kampionatin anglez.

Në vendin e tetë të kësaj liste është Patrik Kutrone. Ish-ylli i Milanit nuk e bëri dot hapin e madh edhe pse pasioni dhe dashuria për fanellën kuqezi nuk i mungoi në asnjë moment. Te Uolvs, Kutrone kaloi për 18 milionë euro, duke i dhënë pak oksigjen arkave të Milanit këtë verë.

Në vendin e tetë është mbrojtësi Mato Darmian. Pas një sezoni fenomenal te Torino, Darmian i refuzoi të gjitha ekipet italiane për të realizuar ëndrrën e të luajturit në Premier Ligë. Nga Torino te Mançester Junajtid, ai kaloi për 20 milionë euro.

I gjashti është një futbollist që në rininë e tij konsiderohej si pasardhësi i Pirlos. Alberto Akuilani kaloi nga Roma te Liverpuli për 20 milionë euro në vitin 2010.

Në të pestin vend është Emerson Palmieri. Italo-braziliani kaloi nga Roma te Çelsi në vitin 2018 për shumën e 20 milionë eurove plus bonuset.

I katërti në listën e “gazeta dello sport” është Davide Zapakosta. Mbrojtësi i majtë la Torinon për Çelsin në vitin 2017 për shumën e 25 milionë eurove plus bonuset.

Në vendin e fundit të podiumit është ai që dikur ishte shpresa e futbollit italian, por që rezultoi dështim. Mario Baloteli u largua nga Interi për të Mançester Siti për 28 milionë euro. Më pas ai u rikthye 5 vite më vonë te Liverpuli, por pa ndonjë ndryshim të madh, pasi sërish dështoi.

I dyti i kësaj liste është më i freskëti në fakt. Moise Kean la Juventusin vetëm një ditë më parë dhe kaloi te Everton për 30 milionë euro plus bonuset. Italo-afrikani do të provojë shanset e tij në Angli, pasi Juventus ia ka ruajtur të drejtën e riblerjes.

Dhe në majë të kësaj liste për futbollistët italian të transferuar në Angli është Jorixhnjo. Vitin e shkuar ai u largua nga Napoli për të Çelsi për shumën e 57 milionë eurove, që e bën atë njëkohësisht edhe futbollistin italian të shitur më shtrenjtë ndonjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë