Politike

Nga Fate Velaj tek Mustafa Nano, Presidenti Begaj firmos listën e dytë të ambasadorëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar listën e dytë të ambasadorëve të firmosur nga Edi Rama, ndër ta Fatmir Velaj, Mustafa Nano dhe Vasilika Hysi.

Ne foto nje nga dekretet per emerim te Presidentit Bajram Begaj

Sipas dekreteve janë liruar nga detyra  Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit në Austri dhe është zëvendësuar me Fate Velajn,  Visho Ajazi Lika nga detyra e ambasadorit në NATO, ku do të shkojë Ilir Gjoni, Qirjako Qirko në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut zëvendësohet me Uran Ferizin, Ravesa Lleshi në Gjenevë largohet për tu zëvendësuar nga Vasilika Hysi, në Zvicër shkon analisti Mustafa Nano, ndërsa Majlinda Frangaj Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Më herët, Presidenti i Republikës kishte dekretuar një listë të parë ambasadorësh ndër ta edhe ish-deputetin e PS-së, Ervin Bushati në detyrën e ambasadorit në SHBA.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë