Ne rrjet

Nga ditëlindja e Ohadit, te drama e babait që i rrëmbyen familjen. Historitë e pengjeve izraelite në duart e Hamasit

Gazeta Si - Ohad Zichri, një fëmijë izraelit i rrëmbyer nga Hamasi dhe i dërguar në Gaza, sot mbush 9 vjeç. Vëllai i tij Roi, i intervistuar nga “Canale 12”, tha se nëse mund të fliste me të, do t'i thoshte "të jetë i fortë dhe ta dijë se ne e duam".

Ohad është një nga rreth 30 të miturit, femra dhe meshkuj, të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor. Së bashku me të janë nëna e tij Keren dhe gjyshërit.

Mes mbi 200 izraelitëve në duart e Hamasit në Gaza, ka edhe shumë fëmijë. Dhe për ta ka shumë iniciativa për t'i sjellë në shtëpi.

Ashtu si ai, është rasti i Avichai Brodtz, baba i tre fëmijëve të rrëmbyer me nënën e tyre, i cili ka shkuar të lutet përpara Murit të Lotëve në Jeruzalem.

"Zgjodha vendin më të shenjtë për hebrenjtë. Që të gjithë hebrenjtë që janë tani në Gaza të kthehen në familjet e tyre, në shtëpitë e tyre", tregon Avichai teksa qan.

Vështrimi i tij është i shurdhër, ndërsa fton njerëzit të luten për të gjithë pengjet në duart e Hamasit.

Fjalët e këtij babai të ri, i cili më 7 tetor pa gruan e tij Hagarin dhe tre fëmijët e tij shumë të vegjël të marrë nga terroristët, duken si një thirrje mekanike: Uria, 4 vjeç e gjysmë, Juval, 8 vjeç dhe Ofri i madh, i cili sapo kishte mbushur 10 vjeç.

Ai mbështetet - madje edhe fizikisht - nga miqtë e tij, të cilët vijnë në grup për të mos e lënë vetëm kur orët tashmë duhet të duken të pafundme.

Ata veshin bluza me fotot e tre fëmijëve dhe nënës së tyre me fytyra të buzëqeshura, me tabela me foto të gjithë familjes, pantallona të shkurtra dhe këmbë në ujë, të realizuara në një udhëtim diku në jetën para makthit.

Uria, më i vogli nga të tre, i pëlqen të luajë futboll, ndërsa Yuval pëlqen video-lojërat dhe ka një Xbox.

E madhja në një foto, duket që mban çantën e shpinës mbi supe dhe flokët e çrregullt, ku nxjerr gjuhën jashtë.

“Si mund t’i zërë gjumi?”, - pyet babai i tyre në një nga apelet e shumta që ka nisur edhe në rrjetet sociale.

“Është e pamundur të pushosh apo të flesh derisa të gjithë të kthehen në shtëpi të gjallë”.

Avichai, një ish-fermer që tani studion për t'u bërë infermier, i lutet komunitetit ndërkombëtar të bëjë gjithçka për t'i shpëtuar ata.

Në lutje e shoqëron Shmuel Rabinovicht, rabini i Murit Perëndimor dhe i Vendeve të Shenjta.

Burrat nga njëra anë dhe gratë nga ana tjetër, siç e dikton tradita, besimtarët recitojnë Minchah dhe lutje të tjera speciale për ushtarët e ushtrisë izraelite dhe shpëtimin e vendit.

Edhe kalimtarët takojnë Avichain, duke e përqafuar pa e njohur. Një burrë i afrohet, ai humbi djalin e tij në masakrën e Hamasit, por gjen forcën ta inkurajojë: "Këtë forcë ma dha djali im që tani është në parajsë.

Ai i shpëtoi miqtë e tij para se të vdiste, dhe tani me ndihmën e Zotit do t'i gjejmë të gjithë pengjet. Do të jetë një ditë feste për popullin e Izraelit", i thotë ai Avichait, duke e përqafuar dhe më pas e mban në krahë, sikur të ishte djali i tij.

Në periferi, një çift tregon fytyrat dhe emrat e dy pengjeve të tjera: Adrienne Siegel, 62 vjeçe dhe Keith Samuel Siegel, 64, një burrë dhe grua izraelito-amerikanë, të rrëmbyer dhe dërguar në Gaza me makinën e tyre.

“Duam vetëm të lutemi dhe të lutemi që ata të mund të kthehen”, shpjegon motra e Adrienne-s, e cila duket se i ka mbetur pa fjalë.

Besimtarët gradualisht futen në rrugicat e Qytetit të Vjetër, ku vetëm disa mace në rrugë shoqërojnë një grup të vogël turistësh filipinas.

Dyqanet e suvenireve janë mbyllur, fretërit e Varrit të Shenjtë hyjnë dhe dalin nga Bazilika e shkretuar.

Perëndimi i diellit ndriçon muret e shenjta, por zemrat janë të errëta. Për Avichain, është fillimi i një nate tjetër pa gjumë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë