Kombetarja

Nga 1000 deri në 18000 lek, çmimet e biletave për të parë Kombëtaren ndaj Polonisë

Dy ndeshjet e tetorit do të jenë vendimtare për Kombëtaren në garën për vendin e dytë në Grupin I, në kualifikueset e Botërorit të Katarit. “Lufta” është me Hungarinë dhe Poloninë dhe pikërisht me këto dy skuadra kuqezinjtë do të luajnë më 9 dhe 12 tetor, në fillim në Budapest dhe më pas në Tiranë.

Për momentin, Hungarinë e kemi lënë pas në renditje dhe vëmendjen kryesore e merr sfida me Poloninë në “Air Albania”. Janë publikuar tashmë edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje delikate. Bileta më e lirë është 1000 lekë, kurse më e shtrenja, në tribunën Vip, kushton 18.000 lekë.

Cmimet e biletave per ndeshjen me Polonine. Gazeta Si, 24 shtator 2021

Edhe për këtë ndeshje, në bazë të rregullave në fuqi, do të lejohet që vetëm 30% e kapacitet të stadiumit “Air Albania” të mbushet me tifozë. Në favor të kuqezinjve është fakti se ndeshja me Hungarinë në transfertë do të luhet me dyer të mbyllura, pasi kundërshtari është dënuar nga UEFA me një ndeshje pa tifozë, për shkak të koreve raciste të ndeshjeve me Anglinë.

Nga ndeshja e pare mes Shqiperise dhe Polonise ne Varshave. Gazeta Si, 24 shtator 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë