Me temperaturat mbi 31 gradë, shumë prej nesh mund ta gjejnë shpëtimin me udhëtime në mal, plazhe apo pishina. Por gjithsesi kjo mund të ndryshojë shumë shpejt deri në mbrëmje, pasi shumë prej nesh luftojnë për të fjetur në vapë. Mijëra blerës të Amazon kanë gjetur një zgjidhje për të fjetur në valën e të nxehtit falë batanijes ftohëse Marchpoëer që kushton vetëm 26,99 paundë.




Blerësit e kanë konsideruar këtë product si “një mrekulli të vogël në verë” dhe një “shpëtimtar total ndaj të nxehtit natën”. E projektuar me pëlhurë ftohëse me fibra japoneze Arc-chill Q-Max 0,34, dizajni inovativ I kësaj batanijeje ju mban të freskët duke thithur nxehtësinë dhe duke hequr lagështinë nga lëkura për të mbajtur temperaturën e trupit tuaj më të ulët.




Dhe sipas mbi 2,800 komenteve të blerësve me pesë yje, ajo me të vërtetë funksionon.
Vetë kompania pretendon se ajo arrin të uljë temperaturën me dy gradë dhe përshpejton avullimin e lagështisë kur trupi djersitet natën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



