Moti

Mëngjes i ftohtë në Tiranë, zero gradë në Veri

Kryeqyteti u zgjua me temperatura të ftohta që do të zbresin deri në 6 gradë.

Sot parashikohet me një stabilitetet i përkohshëm i kushteve të motit, por mëngjesi i ftohtë ku temperaturat do të zbresin deri pranë zeros në Veri të vendit. Dita do të jetë më e ngrohtë ku vlera më e lartë do të arrijë 17 gradë në bregdet dhe në zonën e ulët.

Duke nisur nga e premtja deri në fillimin e javës tjetër do të rikthehet paqëndrueshmeria e motit, pra do të ketë vranësira dhe rreshje në të gjithë vendin. Temperaturat do të jenë me rritje graduale për shkak të masave ajrore të ngrohta nga Mesdheu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë