Gazeta Si – Botërori i Katarit po afron. Një Botëror që do të hyjë në histori si i pari që zhvillohet në dimër, në periudhën nëntor-dhjetor. Ndërkohë, kanë filluar të bëhen parashikimet e para.
Ronaldo Fenomeni, gjatë një intereviste të dhënë së fundi në një event të zhvilluar në San Paolo, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Botërorin e Katarit. Brazili, sipas tij, është favorit absolut, kur është fjala për ekipe kombëtare.

“Ky Botëror do të jetë ndryshe. Nëse Nejmar do të jetë mirë fizikisht dhe i përqendruar 100%, këtë herë Brazili ka mundësi të mëdha për të fituar Kupën e Botës”, - ka theksuar ish-sulmuesi i famshëm”.
Pastaj Ronaldo ka shtuar: “Kemi një skuadër të mirë, me lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha kemi Nejmarin. Ai është ndryshe nga të tjerët teknikisht dhe fizikisht.
Një vlerësim i jashtëzakonshëm i Fenomenit karshi lojtarit të PSG-së. Me siguri këtij të fundit do t’i pëlqejnë shumë komplimentet e Ronaldos, njërit prej sulmuesve më të fortë që futbolli ka njohur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.