Nëse jeni duke kërkuar për një vakt të lirë, atëherë është mirë të shmangni Gjenevën.
Qyteti zviceran është më i shtrenjti në botë për nga ushqimi. Sipas raporit të çmimeve dhe fitimeve të UBS Group AG për 2018, pas një sondazhi i cili renditi çmimet e qytetit global , duke pasur duke pasur nivelet më të larta, fuqinë blerëse dhe kohën e punës për të blerë mallra të përbashkët.
Ndërkohë që shpenzimet për ushqim në Gjenevë mund t’ju djegin gjepin, banorët e këtij qyteti janë mbajnë nivelet më të larta të fitimit në mesin e 77 qyteteve të anketuara nga UBS.
Lokaliteti francez-folës shërben si një qendër për bankierët privatë, tregtarët e mallrave dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore dhe Kryqin e Kuq.
Zyrihu, shtëpia e Gjerman – folësve në UBS Group AG dhe Credit Suisse Group AG, renditet e dyta për sa i përket fitimit të niveleve dhe në përgjithësi ishte qyteti më i shtrenjtë në botë.
Kjo është kryesisht për shkak të çmimeve të shërbimeve të tilla si sallonet e bukurisë, ndihma shtëpiake dhe pastrimi të cilat janë mesatarisht 20 për qind më të larta se në Gjenevë, s sipas raportit.
Ndërsa pajisjet elektronike si smartphonet, televizion dhe laptopë kushtojnë mesatarisht 16 për qind më shumë në Cyrih, krahasuar me Gjenevën, theksohet në raport.
Los Anxhelos, vendi i industrisë argëtuese globale, zë vendin e katërt në nivelet e fitimit, ndërsa Miami zë vendin e tretë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.