Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Universiteti i Tiranës kanë nënshkruar sot një marrëveshje dhe një projekt të ri për të kthyer në destinacion turistik 100 fshatra të vendit. Projekti “100 fshatrat” është një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe universiteteve.
Kryeministri Rama u shpreh se objektivi i këtij projekti është të krijojmë shembuj të prekshëm suksesi.
“Shqiptarët e kanë treguar më shumë se një herë aftësinë për t’u adaptuar. Objektivi është të krijojmë shembuj të prekshëm suksesi, t’i hapim sytë shumëkujt lidhur me atë qe e ka përpara syve dhe nuk e shikon. Më në fund në sektorin e bujqësisë ne po bëjmë realitet një ndërveprim të munguar”, u shpreh kryeministri Rama.
Më tej u shpreh se kjo akademi do t’u vihet në dispozicion familjeve dhe studentëve.
“Në këtë vend nuk na mungon pasuria, por rrugët e dijes. Kjo akademi ëhstë një rrugë e re e dijes që u vihet në dispozicion familjeve. Secili që do të investojë do të fitojë në një vit më shumë sesa fiton në punën e tij”, vijoi kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.