Në ditën e dytë të një konference për kërcënimet kozmike mbi planetin tonë, procedurat u ndërprenë nga një mesazh urgjent, i Paul Chodas, menaxher i Qendrës së NASA-s. Sipas tij llogaritjet e reja sugjeronin se kishin një shans 10 për qind që një asteroid i quajtur DC2019, do të godasë tokën në 8 vitet e ardhshme, duk lëshuar energji të mjaftueshme për të shkatërruar një qytet të tërë.
Shkencëtarët nuk e dinim me saktësi se cili vend do të goditej, por mundësitë më të mëdha janë për qytetin e Nju Jorkut dhe një pjesë të Afrikës Perëndimore ose Qendrore. Choads u shpreh se jemi përballë një situate që nuk është parë herë të tjera dhe shumë të pasigurt.
Në një moment ai pyeti studentet e astronomisë, se çfarë do të bënin në këtë rast?
Të gjithë filluan të jepnin ide të ndryshme, si largimi në vende të ndryshme, apo kultivimi i ushqimeve në raste emergjente, të gjithë u frikësuan dhe po përjetonin panik. Por, e gjitha kjo ishte një provokim nga ana e shkencëtarëve, sepse analizat kanë treguar se shansi që Toka, të goditet nga një asteroid është 1 në 10.000 vjet. Por, ushtrimi i zhvilluara këtë javë në Konferencën e Mbrojtjes Planetare të Akademisë Ndërkombëtare të Astronautikës, tregoi se nëse një asteroid i tillë do të zbulohej një ditë, për njerëzimin ishte shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje.
Gjatë praktikës u tregua se, popullsia e objekteve më të vogla, e cila shtrihet në 600 metra hapësirë rreth Tokës, nuk është e përcaktuar mirë dhe këto objekte ende mund të rrënojnë qytetet, shtetet dhe madje kontinentet. Kjo është stërvitja e shtatë e NASA-s, që synon angazhimin e studentëve për të menaxhuar emergjenca të tilla si ajo që paralajmëroi Choads.
Shkencëtaret prej kohës janë shprehur se, një ndër mënyrat më të mira se si mund të shpëtojmë nga ky fenomen është ndryshimi i drejtimit të asteroidit. Ata kanë verifikuar se nëse e ndryshojnë drejtimin e asteroidit me vetëm disa centimetra, kjo gjë do të ishte në përfitim të njerëzve, por kjo është një ide e cila end nuk është provuar aq sa duhet dhe është shumë e kushtueshme.
Në një fjalim tjetër, administratori i NASA-s Jim Bridenstine pranoi se këto veprimtari mund të dukeshin të çuditshme dhe ndoshta jo shkencore, por sipas tij ideja se do të shpëtohen mijëra njerëz në tokë është më e vlefshme se gjithçka.
Në shfaqje u treguan edhe shkatërrimet e mëparshme që kanë shkaktuar asteroidët. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, shkencëtarët zbuluan një asteroid të madh me një gjatësi prej 1.000 këmbësh, i quajtur Apophis, që llogaritjet e hershme treguan se kishte më shumë se 2 për qind shans të përplaseshin me Tokën. Zbulimi filloi përpjekjet për të zbuluar fotografitë e vjetra të vendit ku kishte qenë asteroidi, gjë që do t'u ndihmonte studiuesve të kuptonin se ku do të shkonte. Në fund, shkencëtarët përcaktuan se Apophis do të fluturojë anash Tokës me një distancë prej 19,400 milje brenda orbitave të hënës.
Të dhënat gjeologjike zbulojnë se Toka nuk ka qenë gjithmonë kaq fatlume. Gjiri i Chesapeake u formua nga një meteor që goditi Bregun Lindor 35 milionë vjet më parë. Rreth 15 milionë vjet më pas, një meteor u rrëzua mbi shkretëtirën libiane, duke krijuar një det, ndërsa, asteroidi Chicxulub 66 milion vjet më parë, shkaktoi zhdukjen e tre të katërtave të gjallesave në Tokë, duke përfshirë dhe dinozaurët. Gjatë gjithë kohës shkencëtarë të ndryshëm, kanë treguar idetë e tyre për shfaqen e asteroideve të ndryshëm, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, pavarësisht kësaj shkencëtarët e NASA-s e ndërtuan këtë skenar për të treguar se hapësira është e paparashikuar.
“Nuk po themi se nuk ka të ngjarë, por po studiojmë që të shmangim sa më shumë ngjarjet të tilla, të cilat ka mundësi të mos ndodhin farë,” shprehet Choads.
Skenari i këtij ushtrimi zgjati për ditë të tëra. Gjatë ditëve të fundit të ushtrimit, Choads njoftoi se misioni nuk ishte përmbushur dhe tashmë, duhet të mendoni se të mbronin njerzit. Papritmas toni i bisedës u zhvendos dhe të gjithë po mendonin për evakuimin e njerëzve.
“Ne jemi shumë të shqetësuar. Kjo është një çmenduri,” tha Carol Lwis, një shkencëtar i cili po luante rolin e një qytetari të frikësuar.
Çfarë do të ndodhte me njerëzit? Çfarë do të ndodhte me kafshët shtëpiake? Kush do të parandalonte plaçkitje të ndërtesave të braktisura? A do të kompensoheshin për humbjet e tyre? Ku do të shkonin të mbijetuarit?të gjitha këto edhe shumë pyetje të tjera po vërtiteshin në mendjen e të pranishmëve.
“Pyetjet tani janë të shumta,” tha Viktor Andrews, zëvendës kryetar i mbrojtjes planetare të NASA-s
Ai vuri në dukje se shumica e fatkeqësive natyrore nuk mund të parashikohen. Zjarret vdekjeprurëse dhe uraganet katastrofike, që dikur ishin të rralla tani duken të pashmangshme dhe komunitetet duhet të përgatiten.
"Ky ushtrim na bën të mendojmë se Toka është e shenjtë për ne," tha Andrews./The Washington Post
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.