Pink është një këngëtare që ka pushtuar skenat e medha gjatë gjithë karrierës së saj artistike, por përvecse një këngëtare shumë e suksesshme, ajo njihet edhe për thjeshtësinë e saj në cdo dalje publike.
Së fundi ylli i muzikës pop është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, njëkohësisht edhe nëpër media, për përgjigjen fantastike që i ka dhënë një komentuesi.
Një përdorues i Tëitter kishte shkruar se ajo po plaket dhe në vend të emrit Pink (rozë) duhet të përdorë Purple (lejla).
Ndërsa përgjigja e këngëtares për këtë koment ishte:
“Duhet të jesh nga Los Angeles. Ka aq pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken në mënyrë të natyrshme. Unë kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”.
Aktori Josh Gad, aktorja Reese Witherspoon e shumë yje të tjera kanv përshëndetur këtë veprim të Pink.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.