Katar 2022

Nejmar shfaqet në fushë duke bërë xhonglime, ndizen shpresat e brazilianëve

Gazeta Si - "Besoj se Nejmar do të rikthehet në fushë për finalen dhe do të japë më të mirën për të ndihmuar shokët e tij të fitojnë Kupën e Botës”, - ka thënë sot babai i yllit brazilian.

Dhe imazhet nga ‘Lusail Iconic Stadium’, para se të fillonte ndeshja mes Brazilit dhe Kamerunit, kanë ndezur shpresat e gjithë tifozëve brazilianë. Sulmuesi i PSG-së është shfaqur në fushë, duke ecur pa vështirësi, madje ka bërë edhe disa xhonglime me topin.

Nejmar dhe Danilo. Gazeta Si, 2 dhjetor 2022

Në kohë Botërori kaq mjafton për të bërë të shpresojë një popull të tërë, që pret Kupën e 6-të të Botës. Nejmar u dëmtua në kavilje gjatë ndeshjes së parë në grup me Serbinë. Përveç tij, Brazili nuk ka ende në dispozicion as dy mbrojtësit e krahëve, Danilo dhe Aleks Sandro.

Në fillim u mendua se Nejmar e kishte mbyllur Botërorin, duke parë dhe kaviljen e tij të enjtur, por tashmë ka shpresa për ta parë sërish në fushë yllin e Brazilit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë