Gazeta Si - Brazili e nisi mbarë aventurën në Katar, duke mundur pastër Serbinë, 2-0. Por festa braziliane është prishur disi nga dëmtimi i Nejmarit.
Sulmuesi i PSG-së la fushën në fundin e ndeshjes për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë. Në momentin e ndërrimit Nejmar ishte duke lotuar dhe në stol mbuloi fytyrën, ndërsa shokët e skuadrës e kanë inkurajuar.

Më pas u publikuan disa foto, ku kavilja e sulmuesit brazilian duket e fryrë. Pasojë e lojës së rëndë të mbrojtësve të Serbisë. Tite dhe tifozët brazilianë tashmë janë në ankth për gjendjen e numrit 10. Askush nuk do që Nejmar të mungojë në ndeshjet në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.