Kreu i delegacionit shtetëror për ndërveprimin për procesin e negociatave për anëtarësim pranë BE-së do të jetë MEPJ, Ditmir Bushati.
Në një dalje para mediave, ai ka folur sot për negociatat e Shqipërisë me BE-në.
Negociatat priten të çelen në qershor të 2019-ës dhe ministri Bushati tha se qeveria shqiptare ka rënë dakord me KE-në për nisjen e një kalendari pune.
“Me KE ramë dakord për nisjen e një kalendari pune. Konkluzionet e KE-së do t’i koordinojmë bashkërisht. Do të kemi një plan pune me disa institucione. Ky proces është i vështirë dhe sfidues”, u shpreh ministri Bushati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.