Futboll

Nedim Bajrami kalon te Sasuolo, Empoli fiton 6 milionë euro nga fantazisti kuqezi

Gazeta Si - Nedim Bajrami pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment si lojtar i Sasuolos. Fantazisti i Kombëtares do të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. Ai do të kalojë te klubi që e ka kërkuar prej kohësh dhe që ka vendosur të paguajë rreth 6 milionë euro tek Empoli.

Sasuolo ka shitur së fundi Traorè te Burnemouth, sipas ‘Sky Sport’, për 30 milionë euro. Po sipas të njëjtit burim, Sasuolo ka vendosur ta zëvendësojë atë me lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, duke paguar shifrën e përmendur më sipër me një operacion blitz.

Nedim Bajrami. Gazeta Si, 30 janar 2023

Nedim Bajrami ka lënë Empolin dhe ka shkuar në Milano për kontratën e re me Sasuolon. Kohët e fundit për lojtarin kuqezi ishte interesuar edhe Fiorentina, por tashmë gjithçka ka marrë fund. Javët e fundit Bajrami nuk ka luajtur titullar me Empolin, që vazhdon të fitojë financiarisht nga shitja e futbollistëve shqiptarë.

Pas Asllanit në verë, tani shitet edhe Bajrami. Megjithatë, tek Empoli ka sërish një lojtar kuqezi dhe ai është mbrojtësi Ardian Ismajli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë