Granit Xhaka ka zhvilluar një ndeshje spektakolare për Zvicrën në fitoren 3-2 ndaj Serbisë.
Si një kapiten i vërtetë, Xhaka tregoi lidership duke udhëhequr Zvicrën drejt fitores dhe kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Megjithatë ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe Xhaka u përballë me serbët në dy raste.
Fillimisht pas protestave nga bankina rezervë e serbëve, Xhaka ua tregoi organin gjenital, ndersa me pas pati një përplasje me ta edhe në fundin e ndeshjes.
Por fitorja e arritur bëri që Xhaka të festonte me fanellën e Jasharit (Ardon Jashari), në fund të sfidës. Vetë Xhaka tregoi se nuk kishte të bënte për politikë, por thjesht për ta përkrahur shokun e tij të skuadrës, Ardon Jasharin.
Serbët e kanë marrë këtë si provokim dhe mediat në Zvicër po i frikësohen faktit se FIFA mund të hapë hetime në drejtim të kapitenit Granit Xhaka.
Gazetat e mëdha zvicerane Blick dhe 20min.ch, kanë raportuar se Xhaka mund të rrezikojë dënimin, por më shumë për gjestin e bërë duke kapur organin gjenital se sa për fanellën Jashari.
Por edhe në rast se dënohet Graniti, nuk pritet të jetë ndonjë dënim i madh apo me ndonjë ndeshje mos lojë.
Në vitin 2019 trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone festoi një gol të skuadrës së tij duke kapur organin gjenital, por UEFA e dënoi vetëm me 20 mijë euro.
Gjithsesi Graniti e arriti qëllimin e tij t’ia tregoj vendin serbëve, por edhe të festojë me një mbiemër legjendar në fanellë si Jashari. /Telegrafi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.