Sociale

Në urban pa maska e pa distancë fizike (fotogaleri)

Me hapjen e transportit urban në kryeqytet, të gjithë qytetarët do duhej të zbatonin një protokoll sigurie për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke nisur që nga maska, distanca, dezinfektantët.

Por sic shihet në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, të shumtë janë qytetarët pa maska dhe distancimi fizik mes tyre nuk ruhet.

Sipas protokollit të sigurisë, të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska si dhe të mbajnë distancë nga të tjerët, jo vetëm brenda urbanit, por edhe në stacionet pritëse.

Kush kapet pa maskë duhet të gjobitet 2 mijë lekë sipas protokollit, por duket se edhe gjoba nuk bën më efekt dhe linjat nuk kontrollohen sa kohë ka pasagjerë nuk respektojnë masat.

Edhe punonjësit e këtij shërbimi do duhet të respektojnë të njëjtat masa, ndërkohë që urbanet do të dezinfektohen, ndërsa bashkia do të sigurojë dezinfektantë për ta.

Mjetet e transportit publik duhet të ajrosen disa herë përgjatë kohës së udhëtimit.

Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët dhe sipas ketij protokolli ata që do të kapen me shkelje do të gjobiten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë