Lajme

Në Shqipëri reperët bëjnë thirrje për dialog, në Rusi “armiq të popullit”

Përfshirja e këngëtarëve të muzikës rrep në çështje të aktualitetit politik nuk është fort e zakonshme, jo vetëm për realitetin shqiptar, por edhe më gjerë.

Megjithatë, këngëtari Noizy prej dy ditësh është vendosur në qendër të debateve në rrjetet sociale pas deklaratës së tij që ftonte studentët protestues që të uleshin me Kryeministrin Edi Rama për dialog.

Të rinjtë janë ndjekësit më të mëdhenj të kësaj rryme muzikore, që në vendin tonë lëvrohet lirisht dhe pa asnjë censurë e kontroll. Në Rusi ende nuk ka një masivizim të kësaj rryme dhe Vladimir Putin nuk është një fans i madh i saj.

“Nëse është e pamundur që ta ndalim këtë llloj muzike, atëherë ne duhet të krijojmë mekanizmat për ta kontrolluar atë”, deklaroi Presidenti rus gjatë një takimi në Shën Pjetërburg.

Putin është i shqetësuar se rrepi po korruption mendjet të rinjve dhe e sheh si njërin prej faktorëve që ndikon në rrijten e kriminalitetit në vend. “Drogërat janë shqetësimi kryesor dhe janë porta e parë drejt degradimit të një kombi”, thotë Presidenti rus.

Autoritetet ruse e shohin këtë rrymë muzikore si kërcënim ndaj kulturës vendase dhe për më tepër me gjuhën eksplicite dhe shpesh me tekste që bëjnë thirrje për dhunë, ato e klasifikojnë tek “kërcënimet për sigurinë publike”.

Në Parlamentin dhe qeverinë ruse janë propozuar shpesh nisma për ta bllokuar rrepin, por që të gjitha janë kundërshtuar nga Presidenti rus, me argumentin se masa ekstreme vetëm sa do ta shndërronte akoma më popullore këtë muzikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë