Treg

Në Shqipëri lëvizin më pak se 1% makina elektrike

Në Shqipëri lëvizin gjithsej 1160 makina elektrike sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Në numrin total të makinave që lëvizin në vendin tonë, makinat elektrike nuk përbëjnë as 1%.

Hapat  e para të regjistrimit të një makine të tillë si për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7.500 lekësh, DPSHTRR-ja i ofron falas. Deri më tani raportohet se poseduesit e këtyre makinave kanë kursyer 2.36 milionë lekë nga shërbimet falas.

Shqipëria është ende në ditët e para të një tregu elektrik për mjetet lëvizëse, kur vendet e tjera po bisedojnë për heqjen e makinave me lëndë fosile.

Kushtet teknike dhe ekonomike të vendit tonë nuk duken shumë të përshtatshme për një zhvillim të tillë. Një vend që mbështetet gjerësisht në sektorin e industrisë së naftës nuk mund të shkëputet nga ajo.

Bashkia e Tiranës ka disa vite që mundohet të realizojë planin e një transporti "të gjelbërt" nisur që nga përdorimi i autobusave elektrike që nuk kanë nisur ende.

Gjithashtu, në kryeqytet ndodhen 6 pika karikimi për makinat elektrike. Posta Shqiptare posedon 12 mjete ekologjike, 6 nga të cilat janë totalisht elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë