Futboll

Në ‘San Siro’ fiton frika, Milani dhe Juventusi barazojnë pas një loje të shëmtuar

Asnjë gol dhe shumë pak raste për shënim në “big match”-in e javës së 23-të në Serinë A mes Milanit dhe Juventusit. Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida në “San Siro”, ku duket se ka fituar frika.

Fare pak emocione dhe shumë larg pritshmërive kjo ndeshje përmbyllëse e javës së 23-të, me dy skuadrat që më shumë dukej se ishin të interesuara për të mos humbur se për të fituar. Për t’u veçuar gjatë gjithë 90-minutëshit janë dy pritje të Sheznit, fillimisht ndaj Leaos dhe më pas ndaj Zhiru. Ibrahimoviç luajti vetëm 28 minuta, pasi u dëmtua dhe ia la vendin francezit.

Moment nga ndeshja Milan-Juventus, 0-0. Gazeta Si, 23 janar 2022

Juventusi në anën tjetër tentoi me Dibalën dhe Moratën, por pa iu afruar golit. Milani zbret në vend të tretë pas këtij barazimi, pasi është kaluar nga Napoli, që ka po 49 pikë, por golaverazh më të mirë. Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe mban vendin e 5-të, me 42 pikë, pranë zonës së Ligës së Kampionëve.

Milan-Juventus 0-0
Milan (4-2-3-1): Maignan, Kalabria (Florenci), Kalulu, Romanjoli, Hernandez, Tonali, Kruniç, Mesias (Saelemaekers), Diaz (Benaser), Leao (Rebiç), Ibrahimoviç (Zhiru). Trajner: Pioli.
Juventus (4-4-2): Shezni, De Shilio, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, Kuadrado (Bernardeski), Bentankur (Rabiot), Lokateli (Artur), MekKeni, Dibala (Kulusevski), Morata (Kean). Trajner: Alegri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë