Politike

Në Rrogozhinë zgjedhje më 23 korrik, në Kuçovë do të rinumërohen 18 qendra. Kukësi pezull

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të detyrojë KQZ-në, konkretisht KAS që të rinumërojë 18 qendrat e votimit të Kuçovës. Rinumërimi për 18 kutitë do të bëhet të premten datë 30 qershor ora 09:00.

Ankimimi për Kuçovën ishte bërë nga opozita. Konkretisht, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, por Kolegji vendosi vetëm rinumërim të 14 qendrave të votimit.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar që zgjedhjen të të përsëriten në Rrogozhinë më 23 korrik. Vendimi pritet të merret në të hënën nga ky institucion. Për Rrogozhinën opozita kërkonte shpalljen të pavlefshme të votave të kutisë së burgut që nxori fitues Edision Memollën e PS-së.

Mosmarrja në konsideratë e këtyre votave shpallte fitues Shkëlqim Hoxhën e opozitës. Por Kolegji vendosi për ripërsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë. Drejt zgjedhjeve pritet të shkojë dhe Kukësi, pas dorëheqjes së videoskandalit erotik të kryebashkiakut socialist Safet Gjici.

Vetë qeveria e ka shkarkuar Gjicin, ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim konkret, edhe pse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka hedhur si opsion që zgjedhjet në Kukës të mbahen në të njëjtën ditë, pra me 23 korrik, por kjo gjë duhet të vendoset edhe me “bekimin” e presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Kreu i shtetit vihet në lëvizje me kërkesën e kryeministrit, i cili duhet të shpallë vakancën për bashkinë e Kukësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë