Shendet

Në qarkullim dy viruse, gripi dhe covid-19 shtojnë numrin e rasteve, ISHP: Në 1 javë, 74 raste të reja. Të moshuarit më të prekurit

Nga Gazeta ‘Si’-Në vendin tonë ka nisur qarkullimi i gripit dhe covid-19, duke shtuar numrin e të prekurve në javën e fundit të muajit nëntor.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmuan për Gazetasi.al se simptomat e gripit dhe covid-19 ngjasojnë por duket se gripi i tipit A është më agresiv në temperaturën e lartë dhe dhimbjen e trupit dhe fytit. Por, sërish në të dyja rastet, mjekët rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut për të parë se cila është natyra e virusit.

Sipas raportit javor të ISHP, bazuar në të dhënat e survejancës që i referohen rasteve të paraqitura në qendrat shëndetësore dhe shtrimet në spital, mësohet se deri më tani situata epidemiologjike për Covid -19 dhe e Grip në vend vijon të ketë luhatje të rasteve me COVID 19.

"Raste të konfirmuara Covid 19, gjatë javës së fundit janë 74 raste nga 57 raste javën e mëparshme.Kemi rritje të lehtë të incidencës në nivel 2.59 /100.000 banorë dhe % e pozitivitetit nga 5.0 në 5.6 / 100.000 banorë.

Incidencën më të lartë e ka grupmosha 75+ vjec e ndjekur nga ajo 65-74 vjec", thuhet në raportin e ISHP për Gazetasi.al.

Sipas ISHP, nga raportimet në nivel kombëtar, vetëm dy raste janë të hospitalizuar me Covid për javën e 47.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë