Politike

Në prag të samitit në Tiranë, reagon Zelensky: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në prag të samitit që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 shkurt, ka falënderuar Shqipërinë për solidaritetin me Ukrainën.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj”, shkroi ai.

Në një postimi në rrjetin social X, Zelensky shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shtoi Zelensky në X, ndërsa ka ndarë postimin e Begajt.

Begaj, ditën e dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë shkruante: “Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë