Kosova

Në Parlamentin e KE-së diskutohet sot për tensionet në veri të Kosovës

Nga Gazeta 'Si'-Në seancën e rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sot pritet të diskutohet për situatën në Kosovë.

Seanca e Asamblesë Parlamentare të KE do të mbahet pas orës 16:00.

Më 24 shtator, një grup terroristësh sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në BE disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku europian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Sesioni pritet të diskutojë gjithashtu situatën në Izrael dhe Nagorno-Karabakh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë