Taksa

Në një vit, Shqipëria arkëtoi mbi 60 mld lekë taksa mjedisore

Nga Gazeta ‘SI’ – Taksat mjedisore janë tashmë një zë i rëndësishëm për tëë ardhurat tatimore të vendit.

Sipas INSTAT, në 2023-shin u arkëtuan 60.5 mld lekë taksa mjedisore me rritje vjetore 9%. Në raport me total të ardhurat tatimore, vetëm ky zë përbën 10.10%. Në raport me PBB-në, pesha e këtyre taksave ka rënë lehtë dhe qëndron në 2.55%.

Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2023, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 82.56 %, pasuar nga taksat e transportit 12.89 %, taksat e ndotjes me 4.45 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0.10 %.

Gjatë vitit 2023, të ardhurat nga taksat e energjisë kanë shënuar rritje prej 9,17 %, të ardhurat nga taksat transportit u rriten me 8. 78 %. Gjatë të njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes kanë shënuar një rritje me 7.90 %, ndërsa të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë pësuar rënie prej 13.76 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë